|
Privatizimi shkakton pakėnaqėsitė e para
PRISHTINĖ, 17 KORRIK 2003 Shpallja e pardjeshme e fituesve tė pėrkohshėm tė tenderėve pėr grupin e parė tė ndėrmarrjeve kosovare ka ngjallur nė Kosovė reagime tė llojllojshme. BSPK-ja ka kritikuar procesin e vlerėsimit tė kėtyre ndėrmarrjeve si qesharak dhe joligjor dhe ka kėrkuar mbajtjen e mbledhjes urgjente tė Qeverisė sė Kosovės me qėllim tė anulimit tė shitjeve tė bėra. Pėr BSPK-nė indikativ ka qenė nė veēanti rasti i eliminimit tė punėtorėve tė Montazhės, pėr arsye se oferta e tyre ishte vetėm pėr rreth 1000 euro mė e ulėt se e blerėsit me shifrėn P 08. Drejtori aktual i Montazhės ka deklaruar pėr mediat kosovare se nėse nuk do tė anulohet blerja, ai do tė ankohet edhe nė Gjykatėn Supreme tė Kosovės.
Pėrfaqėsues tė Odės Ekonomike tė Kosovės kanė vlerėsuar si tė rėndėsishėm privatizimin e ndėrmarrjeve tė para edhe pėrkundėr faktit se vlerat pėr tė cilat janė shitur kėto ndėrmarrje kanė qenė mjaft tė ulėta. Por, pėrparėsia qėndron nė faktin se kėto ndėrmarrje janė blerė nga vet shqiptarėt dhe qė kapacitetet e prodhimit vendor janė ruajtur, vlerėsojnė mė tutje pėrfaqėsuesit e OEK-ut.
Procesi i privatizimit nė Kosovė ka filluar kohė mė parė, pas shumė vėshtirėsive juridike qė ishin paraqitur nė periudhėn e pasluftės. Pėr privatizimin e gjashtė ndėrmarrjeve tė para nė Kosovė kanė konkurruar gjithsejt 22 blerės tė interesuar. Nga shitja e kėtyre ndėrmarrjeve AKM-ja ka realizuar tė hyra nė vlerė prej 4,6 milionė euro.
ECIKS (K.D.)
|