Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Vonohen pagat e korrikut pėr 47 organizata buxhetore


Prishtinė, 4 gusht 2005 - Ministria e Ekonomisė dhe Financave lajmėroi pėr vonesėn e pagesės sė pagės sė Korrikut pėr 47 organizatat buxhetore pėr shkak tė tejkalimit tė numrit tė tė punėsuarve ose mbipagesės sė pagave tė tė punėsuarve. Mė shumė se 1,000 tė punėsuar nė sektorin publik pritet tė pėrfshihen nga vendimet e marra tė Menaxherėve financiar dhe administrativ pėr ato organizata qė i kanė tejkaluar kufijtė buxhetor.

Nė fillim tė kėtij viti, Qeveria e Kosovės mori vendim pėr ngrirjen e punėsimit nė sektorin publik. Organizatat buxhetore tė cilat kishin numėr tė madh tė tė punėsuarve se sa iu lejohet me ligjin mbi Buxhetin 2005 dhe ju dha njė afat kohor deri nė fund tė Qershorit qė tė reduktojnė kėtė numėr, kurse menaxherėt u obliguan qė ti dorėzojnė planet e tyre pėr menaxhimin e mjeteve, me theks tė veēantė nė sqarimin e asaj se si ata do ti respektojnė kufijtė e pėrcaktuar buxhetor. Shqyrtimi i gjendjes nga ana e njė komisioni tė pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e MEF-it dhe Ministrisė sė Shėrbimeve Publike tregoi se disa programe nė ministri dhe nė komuna ende janė mbi limitet buxhetore. Vendimi i sotėm i Departamentit tė Thesarit pranė MEF-it pėr ti mos proceduar pagat e Korrikut pėr disa organizata buxhetore pasqyron pėrkushtimin e fuqishėm pėr respektimin e vendimit tė Qeverisė nė kufizimin e rritjes sė vėllimit tė shpenzimeve publike. Pritet qė menaxherėt financiar tė organizatave buxhetore tė cilat i kanė shkelur kufijtė buxhetor tė japin sqarime pėr situatėn e tyre deri nė javėn e ardhshme.

Masat e Qeverisė qė do tė ndėrmerren ndaj atyre menaxherėve tė cilėt nuk kanė bėrė njė zgjedhje adekuate pėr tė punėsuarit e tyre, do tė pėrcaktohen nė javėn e ardhshme nė mbledhjen e Qeverisė. Pagesat e pagave tė Korrikut pėr tė punėsuarit e pėrfshirė gjithashtu priten tė procedohen shpejtė pas mbledhjes sė Qeverisė.

Zotimi i Qeverisė pėr ta siguruar qėndrueshmėrinė e buxhetit 2005 e hap shtegun pėr arritjen e prioriteteve tė saja pėr :
(1) plotėsimin e standardeve ,
(2) ndėrtimin e infrastrukturės ekonomike dhe
(3) rritjen e efikasitetit tė Qeverisė.

Mirėpo, kėto prioritete nuk mund tė arrihen nėse menaxherė tė caktuar tė organizatave buxhetore nuk i menaxhojnė nė mėnyrė efektive aktivitetet e tyre brenda buxhetit ekzistues. Element kyē nė Strategjinė Afatmesme buxhetore – plan ky strategjikė pėr menaxhimin e financave qeveritare gjatė tri viteve tė ardhshme – i aprovuar nga Qeveria dhe Kėshilli Ekonomik dhe Fiskal pėrmban kufizime tė vėllimit tė sektorit publik me qėllim tė maksimalizimit tė mjeteve buxhetore tė cilat do tė mund tė orientohen nė shėrbimet sociale dhe nė zhvillimin ekonomik. Vonesa e pagave ka pėr qėllim qė t’iu mundėsoj agjencive shpenzuese qė nė bazė tė udhėzimeve tė qarkores tė bėjnė rregullimet e kaluara me ligjin mbi buxhet dhe t’ia tėrheqė vėmendjen e opinionit publik pėr kėtė problem tė shkaktuar nga menaxherėt e papėrgjegjshėm tė cilėt nuk e pėrfillin vendimet e Kuvendit dhe tė Qeverisė. Nėpėrmes tė veprimeve tė tyre, ata jo vetėm qė i minojnė institucionet demokratike nė Kosovė, por gjithashtu nė mėnyrė tė padrejtė i dėnojnė tė punėsuarit tė cilėt kanė rėnė viktimė e kėtyre veprimeve. Kjo informatė pėr opinion publik jepet me qėllim qė tė informohen punėtorėt e organizatave buxhetore tė cilat gjenden nė listėn e bashkangjitur nė vonesėn e pėrkohshme tė pagave pėr muajin korrik 2005, njofton zyra pėr marrėdhėnie me publikun pranė MEF.

ECIKS / RTKLive

 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit
Ritme tė shpejta ndėrtimi nė autostradėn Durrės-Kukės



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail