|
Privatizimi: 6 ndėrmarrjet e para shiten pėr 4,5 milion Euro
PRISHTINĖ - Dje nė Prishtinė, Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) bėri shpalljen publike tė 22 ofertave qė ishin bėrė pėr privatizimin e 6 ndėrmarrjeve shoqėrore kosovare. Nė hapjen e ceremonisė morėn pjesė pėrfaqėsues nga AKM-ja, Qeveria e Kosovės, UNMIK-u, Banka Botėrore, etj.
"Ky ėshtė njė moment historik pėr zhvillimin e ekonomisė
kosovare",- tha zėvendėsdrejtori i AKM-sė, Ahmet Shala, i cili mė pastaj shtoi se AKM-ja ka bėrė ēmos qė procesi i privatizimit tė jetė korrekt dhe i ndershėm.
Nė grupin e parė tė ndėrmarrjeve shoqėrore pėr privatizim ishin Fabrika e tullave "Ringov" nga Peja, Fabrika e tullave "Pėrparimi" nė Skėnderaj, Fabrika e gėlqeres "Lepenci" nė Kaēanik, "Termosistemi" nė Rahovec, Fabrika pėr prodhimin e siguresave "Energoinvest" nė Prishtinė dhe Ndėrmarrja ndėrtimore "Montazhi" poashtu nė Prishtinė.
Tė gjitha kėto ndėrmarrje u shitėn pėr 4.634.624 euro, kurse mė sė shtrenjti u shit Fabrika e tullave nė Skėnderaj pėr 2.298.749, kurse mė sė liri "Termosistemi" nė Rahovec pėr 200.000 euro. Fabrika e tullave "Ringov" nė Pejė nuk pati asnjė ofertė. Blerėsit e fabrikave tė para nė Kosovė janė kompani vendore dhe shqiptare."Pėrparimi" ėshtė blerė nga njė kompani nga Shqipėria, "Energoinvesti" nga dy kompani kosovare "Arda" dhe "Meridian","Termosistemi" nga vetė punėtorėt e saj, "Lepenci" do tė jetė jozyrtarisht pronė e njė kompanie kosovare, kurse pėr fabrikėn "Ringov" do tė shqyrtohet mundėsia e ripėrsėritjes sė tenderit.
ECIKS/BalkanWeb
|