|
Dje filloi shitja e ndėrmarrjeve shoqėrore
Hapen ofertat pėr gjashtė ndėrmarrjet e para qė do tė privatizohen
PRISHTINĖ, 15 KORRIK 2003- Investitorėt qė duan ti blejnė gjashtė ndėrmarrjet e para shoqėrore qė privatizohen, ofertat ėshtė dashur tia dorėzojnė Agjencisė Kosovare tė Mirėbesimit tė hėnėn, dje.
"Ofertat pranohen nga AKM-ja duke filluar nga ora 12:00 deri nė orėn 17:00. Ato pranohen nė selinė kryesore tė AKM-sė, ndėrtesa e gjelbėr `Duhani, nė rrugėn Vellusha dhe zyra e AKM-sė nė Mitrovicė, thuhej nė njė njoftim tė AKM-sė.
Dita e djeshme shėnohet si dita e parė kur edhe praktikisht nė Kosovė fillon njė tregti e madhe, shitja e gjashtė ndėrmarrjeve tė para shoqėrore nė Kosovė. Nė fakt, fillon procesi pėr tė cilin kaherė kanė shpresuar kosovarėt, tė bindur se pėrmes transformimit pronėsor do tė nxitet edhe zhvillimi ekonomik i Kosovės.
Nė grupin e parė tė nermarrjeve shoqėrore qė do tė privatizohen janė fabrika e tullave Ringov nė Pejė, fabrika e tullave Pėrparimi nė Skėnderaj, fabrika e gėlqeres Lepenci nė Kaēanik, impianti ngrirės Termosistemi nė Rahovec, prodhuesi i siguresave Energoinvest nė Prishtinė, sė bashku me njėsinė pėr montim dhe Montazhi nė Prishtinė, e cila merret me ndėrtimtari dhe inxhiniering.
Secili ofertues kur dorėzon ofertėn e tij duhet tu pėrmbahet rregullave tė tenderit. Ata duhet tė dorėzojnė njė zarf tė mbyllur, i cili duhet tė pėrmbajė emrin dhe mundėsitė e kontaktimit, deklaratėn se ėshtė i kualifkueshėm, kopjen e vėrtetuar tė pasaportės ose formės sė regjistrimit tė biznesit, njė letėr tė nėnshkruar, ku thuhet se ofertuesi i pranon rregullat e tenderit dhe kushtet e ofertimit, letrėn bankare, vėrtetimin mbi pagesėn e tarifės sė dorėzimit tė ofertės 300 euro, si dhe vėrtetimin mbi pagesėn e depozitit tė ofertės 2500 euro, qė duhet tė paguhen nė BPK. Ēmimi i ofertės do tė jetė nė njė zarf tė mbyllur. Po kėtė ditė, dje, nė orėn 19:00 nė selinė e UNMIK-ut nė auditoriumin kryesor ėshtė bėrė hapja e ofertave pėr ndėrmarrjet e lartpėrmendura.
ECIKS / Koha Ditore
|