|
BE financon tri studime pėr energjetikėn nė Kosovė
Prishtinė 14 maj 2005 - Bashkėsia Evropiane ka njoftuar se do tė financojė tri studime tė reja vlerėsimi pėr industrinė energjetike tė Kosovės me qėllim tė tėrheqjes dhe pėrcaktimit tė investimeve nė kėtė sektor.
Kėto studime do tė tregojnė saktėsisht se ku mund tė ndihmojnė investimet pėr ta avancuar industrinė energjetike tė Kosovės, tha Tieri BernardGel, i cili drejton Agjencinė Evropiane pėr Rindėrtim, qendra nė Kosovė, e cila menaxhon pjesėn mė tė madhe tė ndihmės sė BE-sė nė Kosovė.
Njėri studim do tė pėrqendrohet nė realizueshmėrinė e ndėrtimit tė njė termocentrali tė ri. Tjetri do tė shqyrtoj mėnyrat e kufizimit tė ndikimit nė ambient, tė Kosovės B - tani prodhuesi kryesor i energjisė. Studimi i tretė do tė shqyrtoj arsyeshmėrinė ekonomike dhe teknike tė rehabilitimit tė katėr blloqeve tė Kosovės A. Tė tri studimet pritet tė pėrfundojnė kah fundi i kėtij viti. Kėto studime janė absolutisht tė nevojshme pėr Kosovėn pėr ti tėrhequr investitorėt nė sektorin e energjisė dhe tė ndihmojnė zbatimin e strategjisė tė Ministrisė sė Energjisė dhe Minierave, tha Bernard Gel. Kėto studime tė reja vijnė pas njė projekti tė mėhershėm tė BE-sė qė kishte pėr qėllim zhvillimin e dy minierave ekzistuese dhe hapjen e minierės sė re nė Sibofc, pėr tė siguruar furnizim afatgjatė me thėngjill pėr termocentrale, thuhet nė njė komunikatė pėr media tė lėshuar nga Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim.
ECIKS / RTKLive
|