|
Fillon zgjerimi i telefonisė fikse nė Kosovė
Postė-Telekomi i Kosovės ka zgjeruar rrjetin e telefonisė fikse me 11 mijė numra tė rinj, nė kuadėr tė projektit pėr zgjerimin e telefonisė fikse, i cili parashikon qė brenda kėtij viti tė shpėrndahen rreth 65 mijė numra tė rinj. Momentalisht nė Kosovė janė tė instaluar 110 mijė linja telefonike fikse
Prishtinė, 31 mars 2005 - Postė-Telekomi i Kosovės (PTK) ka shpėrndarė sot 11 mijė linja tė telefonisė fikse, nė 12 lokacione tė ndryshme nė tė gjithė vendin, nė kuadėr tė shtimit tė 60 mijė linjave tė reja qė ėshtė parashikuar tė bėhet kėtė vit. Momentalisht nė Kosovė ekzistojnė110 linja tė telefonisė fikse dhe brenda vitit, nė bazė tė lejes nga Autoriteti Rregullator i Telekomunikacioneve, parashikohet qė tė bėhen 175 mijė linja telefonike.
Deri mė tani janė duke u realizuar me sukses kushtet e dala nga licenca dhe deri nė fund tė vitit do tė arrijnė tė zgjerojnė linjat deri nė shkallėn e duhur, u shpreh Ilaz Bejtullahu, zyrtar i PTK-sė.
Pėr sa i pėrket zbritjes sė tarifave nė ēmime, Bejtullahu pohoi se vazhdon punėn firma konsulente ndėrkombėtare qė analizon kėtė mundėsi. Deri nė muajin maj pritet tė ketė edhe ndryshime tė ēmimit pėr shėrbimet telefonike", pohoi ai. Taksa kyēėse e njė linje pėr konsumatorėt ėshtė 150 euro plus 15 pėr qind TVSH.
Shpenzimet e instalimit pėr konsumatorė deri nė 100 metra largėsi, nga dalja deri tek objekti i tyre, do tė pėrmbushen nga PTK-ja nė kuadėr tė taksės kyēe, kurse mbi 100 metra largėsi ata do tė paguajnė 0.65 cent pėr metėr. Kosova pas luftės e ka digjitalizuar telefonin fikse nė masėn mė tė madhe, pasi rrjeti i vjetėr ishte shumė i dėmtuar pas bombardimeve tė NATO-s. Postat nė Kosovė ishin objektet mė tė goditura gjatė bombardimeve 78-ditėshe.
ECIKS / Biznesi
|