Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Privatizimi orientohet kah kapitali vendas

Mungesa e interesimit tė investitorėve tė huaj, ndėrron kursin e AKM-sė

Me tė afruar tė ditės sė fundit pėr paraqitjen e ofertave pėr blerjen e gjashtė ndėrmarrjeve tė nxjerra tė parat nė shitje, janė shpeshtuar edhe thirrjet e zyrtarėve tė AKM-sė drejtuar bizneseve kosovare pėr tė marrė pjesė nė kėta tenderė dhe pėr tė blerė ndonjėrėn ndėrmarrje. Thirrjet e kėtij lloji kanė kaluar nė njė ofensivė, veēmas ditėve tė fundit, duke lėnė tė nėnkuptohet se AKM-ja nuk ėshtė shumė e kėnaqur me interesimin e investitorėve tė huaj pėr tė blerė ndėrmarrjet shoqėrore. Sė fundi, javėn e shkuar zyrtari i lartė i AKM-sė pėr privatizim, Ahmet Shala, nė njė mbledhje tė Kėshillit drejtues tė Odės Ekonomike tė Kosovės, ku ishin tė pranishėm edhe njė numėr i biznesmenėve vendorė, ka qenė shumė “agresiv” nė ftesėn drejtuar kosovarėve qė tė marrin pjesė nė tender, duke e argumetuar kėtė me tė mirėn qė u bėhet punėtorėve si dhe gjithė shoqėrisė. Ai ka qenė vetėm njė rast, por jo edhe i vetmi. E ftohur nga interesimin i huaj, por duke dashur qė tė tėrheqė investues tė brendshėm me qėllim qė, sė paku, faza e parė e privatizimit tė mos dėshtojė, AKM-ja publikon disa herė nė ditė nė televizionet kosovare informatėn pėr fillimin e privatizimit bashkė me numrat nė tė cilat mund tė drejtohen tė interesuarit. Interesimin e vogėl tė investuesve tė huaj e konfirmon edhe numėri i vogėl i atyre qė kanė marrė formularė pėr tenderė. Burime nga AKM-ja kanė treguar pėr gazetėn se nga 30 formularė pėr tenderė, vetėm gjysma e tyre ėshtė tėrhequr nga tė intersuar tė jashtėm. Madje ende nuk dihet nėse ata do tė paraqesin ofertė apo jo deri mė 12 korrik, kur mbyllen tenderėt. Tė interesuarit, sipas zyrtarėve tė lartė tė AKM-sė, vijnė nga njė spektėr i gjerė vendesh tė huaja, madje edhe nga kontinente tė ndryshme, duke filluar nga vendet e Evropės Perėndimore (Gjermania, Zvicra...) e deri te Lindja e Mesme (Arabia Saudite). Elementi i cili ndėrlidh thirrjet e shpeshtura tė zyrtarėve tė AKM-sė drejtuar kosovarėve me realitetin, ėshtė se gjysma e atyre qė kanė tėrhequr formularėt e tenderėve pėr fazėn e parė tė privatizimit janė kompani vendase. Megjithėse nuk dihet se a do tė paraqesin edhe kėta ofertė apo jo. Zyrtarėt e AKM-sė ka njė kohė qė thonė privatisht se 6 NSH-tė e para pėr nga profili si dhe pėr nga vlera janė konsideruar se do tė jenė cak i bizneseve vendase mė shumė sesa i investuesve tė huaj. Orientimi i AKM-sė drejt kosovarėve ka mundėsi se lidhet edhe me “venerimin” e interesimit qė kanė menaxhmenti dhe punėtorėt aktualė tė shumicės sė NSH-ve qė vetė t’i blejnė ndėrmarrjet. Njė shembull i kėtillė janė ndėrmarrjet “Termosistemi” nė Rahovec dhe “Ringov” nė Pejė, ku menaxhmenti dhe punėtorėt e tyre kanė thėnė publikisht se janė tė intersuar t’i blejnė ndėrmarrjet. Nė “Termosistem”, interesimi nuk ėshtė ndalur nė fjalė, por edhe janė mbledhur para pėr tė blerė ndėrmarrjen. Zyrtarėt e lartė tė AKM-sė, kur flitet pėr kėtė ndėrmarrje, thuaja se fare nuk ēajnė kokėn se kush do tė jetė blerėsi, por vetėm thonė: “Atė edhe ashtu do ta blejnė menaxhmenti dhe punėtorėt”. Tė njėjtėn gjė kėta zyrtarė do tė kishin dėshirė ta shohin se ka ndodhur me sė paku 5 ndėrmarrjet e tjera. Nė rast tė realizimit tė kėtij skenari, AKM-ja do tė kishte dy argumente tė forta nė favor tė saj para qytetarėve tė Kosovės. Argumenti i parė do tė ishte suksesi i fazės sė parė tė privatizimit, ndėrsa i dyti se privatizimi nuk po bėhet vetėm qė fabrikat t’u shiten “me ēmim apo pa ēmim tė huajve tė cilėt mė pas do tė ndėrprenin prodhimin nė to dhe do t’i shndėrronin nė deponi”, sikur qė thonė disa kundėrshtarė tė procesit si brenda NSH-ve qė privatizohen ashtu edhe jashtė tyre. Shitja e NSH-ve te kosovarėt, megjithatė nuk do tė kishte efekte shumė pozitive pėr zhvillimin ekonomik tė vendit. Nė kėtė rast privatizimi nuk do tė sillte kapital tė freskėt nė ekonominė e vendit, por vetėm do tė ndėrrohej destinimi i parave qė edhe ashtu janė nė qarkullim. Kapitali i freskėt, kryesisht i huaj, do tė nevojitej pėr tė sjellė teknologji tė re pasi qė shumica e ndėrmarrjeve kanė makineri tė vjetėr dhe ajo duhet tė ndėrrohet. Kapitali vendas, i mbledhur nga kontributi i njė pjese tė punėtorėve dhe menaxhmentit, ka shumė gjasa qė do tė shpenzohet pėr tė privatizuar fabrikėn dhe nuk do tė mbetet asnjė cent pėr investime nė prodhim. Me makinerinė e vjetėr asnjėra fabrikė nuk do tė ishte mė konkurrente nė treg se qė ėshtė sot, edhe pse ndėrrohet pronari. Tė dy argumentet e AKM-sė, tė pėrmendura nė rast se NSH-tė blehen nga kosovarėt, do tė vlenin edhe sikur ndonjėra ndėrmarrje tė kalonte nė duar tė diasporės shqiptare. Nė rast se ndodh ndonjė transaksion i tillė, AKM-ja do tė duhej tė kujdesej qė diaspora qė blen nė Kosovė tė jetė me hipotekė tė pastėr, dhe qė kapitali i dyshimtė tė mos hyjė nė proces, sepse do tė ishte i rrezikshėm. Tė mos ndodh qė dikujt tė mos i lejohet tė investojė para nė ndonjė NSH me emrin e tij pėr shkak se autoritetet dyshojnė qė paratė e tij nuk janė tė “pastra”, ndėrsa qė i njėjti pak mė vonė tė jėtė aty i pranishėm me kapital, por nė emėr tė dikujt tjetėr. Sikur ka ndodhur nė disa raste tė tjera vitet e kaluara.

Koha Ditore (Astrit Gashi)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail