|
Ministrat e jashtėm tė BE-sė diskutojnė Kosovėn
Bruksel, 21 shkurt 2005 - Shefi i misionit tė OKB-sė nė Kosovė, Soren Jessen Petersen tė hėnėn nė Bruksel ka takuar pėrfaqėsues tė Kėshillit tė Ministrave tė Bashkimit Evropian, me tė cilėt ka diskutuar pėrparimet e arritura nė Kosovė nė tre muajt e fundit.
Vizita e zotit Jessen-Petersen nė Bruksel realizohet, njėkohėsisht me atė tė presidentit amerikan, George W.Bush, i cili siē mėsohet, nė mesin e ēėshtjeve qė do tė diskutojė me kolegėt e tij evropianė, do tė jetė edhe problemi i Kosovės.
Jessen Petersen ka diskutuar me Kėshillin e Ministrave tė BE-sė mėnyrat e ndihmesės qė ai mund t'i japė Kosovės gjatė bisedimeve pėr statusin pėrfundimtar tė saj dhe nė veēanti, ndihmėn qė BE-ja mund ta japė pėr Kosovėn pas zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar.
Ēėshtja e Kosovės ndėrkaq, kėtė vit ndodhet nė krye tė agjendės sė bashkėsisė ndėrkombėtare, nė mesin e pesė problemeve kryesore ndėrkombėtare qė, thuhet se do zgjidhje konkrete.
Duke folur nė Bruksel, Havier Solana, shefi i politikave tė jashtme tė BE-sė tha,
"Mendoj se nė Kosovė diēka duhet tė fillojė tė lėvizė, nė vitin 2005, nė pjesėn e dytė tė kėtij viti. Nė pjesėn e parė tė vitit duhet tė vazhdojė puna pėr pėrmbushjen e standardeve, qė nė fund tė fundit ėshtė respektimi i minoriteteve, multietniciteti etj," tha zoti Solana.
Petersen nė Bruksel dhe mė vonė gjatė javės edhe nė Kėshillin e Sigurimit tė OKB-sė ku do tė paraqesė raportin pėr standardet, do tė vazhdojė tė kėmbėngulė nė fillimin e zgjidhjes sė statusit pėrfundimtar tė Kosovės gjatė kėtij viti, pėr tė ndihmuar proceset nė Ballkan.
ECIKS /BBC Albanian
|