|
Vonohet fillimi i punės sė Kosova Airlines
PRISHTINĖ, 09 KORRIK 2003 Mediat kosovare njoftojnė se fillimi i fluturimeve tė Kosova Airlines i paraparė pėr 15 qershor tė kėtij viti ėshtė duke u shtyer vazhdimisht si pasojė e pėrgatitjeve tė mangėta nė kėtė drejtim.
Edhepse pėrfaqėsuesi i Eurokohės, Remzi Ejupi, kishte deklaruar kohė mė parė se prej shtatorit do tė fillojnė fluturimet e para, shtyerja e nėnshkrimit tė kontratės ka bėrė qė fluturimi i parė i aviokompanisė sė re kosovare tė shtyhet pėr kohė tė pacaktuar. Zyrtarėt kompetent nė UNMIK kanė dhėnė si arsye pėr mosnėnshkrimin e kontratės pėrgatitjen e saj sa mė tė mirė dhe sa mė profesionale. Ndėrkaq, Ejupi i kundėrshton kėto deklarata ngase, sipas tij, shtyerja e kontratės po bėhet si pasojė e burokracisė nė UNMIK dhe mosbesimit tė plotė ndaj organeve kosovare.
Tenderin pėr themelimin e agjencisė sė parė kosovare e ka fituar ndėrmarrja gjermane Hamburg International, me partnerėt e saj Eurokoha, Kosova Reisen dhe Malėsia Reisen qysh mė datėn 15 maj. Kontrata do tė ketė njė kohėzgjatje prej tri vitesh me tė drejtė vazhdimi edhe pėr dy vite tė tjera.
ECIKS (K.D.)
|