|
Qeveria do ta diskutojė nė detaje draftin e buxhetit
Prishtinė, 19 janar 2004 - Zėdhėnėsi Arben Ēirezi, ka deklaruar tė mėrkurėn pas mbledhjes sė kabinetit qeveritar se Qeveria do ta diskutojė nė detaje buxhetin final, vetėm pasi Ministria e financave, kryeministri, UNMIK-ut dhe Fondi Monetar Ndėrkombėtar ti shqyrtojnė ēėshtjet e mbetura. Ēirezi ka njoftuar se ministrat kanė debatuar edhe rreth Planit pėr Implementimin e Partneritetit Evropian i cili pritet tė aprovohet nė njėrėn nga mbledhjet e ardhshme.
Qeveria po punon intenzivisht nė pėrmbushjen e standardeve dhe nė procesin e reformimit tė pushtetit lokal, si parakushte tė caktuara nga bashkėsia ndėrkombėtare. Mekanizmat e bashkėsisė ndėrkombėtare si Grupi i Kontaktit, tashmė e kanė bėrė tė qartė se Beogradi nuk do tė ketė tė drejtėn e vetos nė procesin e definimit tė statusit politik tė Kosovės. Kėshtu u pėrgjigj zėdhėnėsi i qeverisė, Arben Ēirezi, lidhur me njė deklaratė tashmė tė konfirmuar tė kryeadministratorit Petersen, se Beogradi do tė jetė partner nė procesin e definimit tė statusit politik tė Kosovės.
Instancat mė tė larta ndėrkombėtare siē ėshtė Grupi i Kontaktit, por edhe qendrat tjera tė vendosjes kanė thėnė se Serbia nuk do tė ketė tė drejtė tė vetos nė pėrcaktimin e statusit tė Kosovės dhe nė ēėshtje tjera pėr Kosovėn, ka sqaruar Ēirezi.Kurse sa i pėrket ēėshtjeve tė diskutuara nė mbledhjen e kabinetit qeveritar, ai veēoi atė tė projektbuxhetit. Fondi Monetar Ndėrkombėtar i ka prezentuar vrojtimet nė lidhje me procesin e buxhetit, kurse ministria e financave, rrugėt pėrmes tė cilave qeveria mund ta sigurojė qėndrueshmėri tė buxhetit.
"Qeveria e Kosovės do ta diskutojė nė detaje draft buxhetin, vetėm pasi ministria e financave, kryeministri, UNMIK-u dhe FMN-ja ti shqyrtojnė ēėshtjet e mbetura gjatė kėsaj jave, ka theksuar zėdhėnėsi Ēirezi.
Ēirezi u pėrgjigj edhe nė lidhje me zbatueshmėrinė e Kontratės Kolektive, duke e lidhur kėtė ēėshtje me buxhetin.Nė kuadėr tė shqyrtimit tė procesit buxhetor qeveria do tė dalė me njė zgjidhje pėr pjesėt e Kontratės Kolektive qė mund tė zbatohen gjatė kėtij viti, tha Ēirezi.
Ai bėri tė ditur po ashtu se ka pėrfunduar procesi i vlerėsimit rresht pėr rresht tė standardeve dhe sė shpejti pritet tė bėhet publik raporti mbi vlerėsimin teknik nga ana e UNMIK-ut. Ky vlerėsim do ti paraprijė vlerėsimit politik qė bėhet nė Kėshillin e Sigurimit nė Nju Jork.
ECIKS / RTK
|