|
KE pėrshėndet marrėveshjen Kosovė-Shqipėri
Komisioni Evropian ėshtė i mendimit se marrėveshjet e tregtisė sė lirė, si ajo qė Kosova nėnshkroi me Shqipėrinė, nuk mund tė kenė veēse efekte pozitive nė forcimin e paqes dhe shtimin e begatisė nė rajonin ballkanik. Zėdhėnėsja e Komisionit Europian, Emma Eduin, deklaron pėr « Dojēe Velen » se ėshtė me rėndėsi qė nė politikėn e liberalizimit tė shkėmbimeve tregtare qė vendet ballkanike po zhvillojnė me njėra -tjetrėn, tė pėrfshihet edhe Kosova, me qėllim qė ajo tė mos kthehet nė njė njollė tė zezė nė rajon. Kjo ėshtė edhe njėra nga arsyet kryesore qė Komisioni Europian ka hartuar pėr Kosovėn njė instrument krejt tė posaēėm i njohur si Mekanizmi Udhėzues, Tracking Mechanisme, qė do ndihmojė nė pėrshtatjen e ligjeve tė Kosovės me ato tė Bashkimit Europian - deklaron Eduin.
Jehona e nėnshkrimit nė Prishtinė tė marrėveshjes sė tregtisė sė lirė ndėrmjet Kosovės dhe Shqipėrisė ka mbėrritur deri nė Bruksel.
Zyrtarėt e BE-sė megjithėse nuk janė shprehur publikisht as pro dhe as kundėr njė marrėveshjeje tė tillė, nė parim i mbėshtesin tė gjitha hapat qė shtetet e rajonit hedhin nė drejtim tė rritjes sė shkėmbimeve tregtare dhe ekonomike. Ata nuk shohin asgjė tė keqe nė shtimin e kontakteve diplomatike ndėrmjet Prishtinės, Shkupit, Beogradit, Zagrebit, Tiranės, dhe Sarajevės.
Emma Eduin, zėdhėnėse e komisionerit pėrgjegjės pėr marrėdhėniet me jashtė Kris Patten, deklaron pėr « Dojēe Velen » se pėr Komisionin Europian ėshtė me rėndėsi qė nė liberalizimin e tregjeve nė rajonin ballkanik tė mos ketė boshllėqe. « Nuk do tė dėshironim qė Kosova tė kthehej nė njė vend tė izoluar, nė njė njollė tė zezė nė rrjetin e marrėdhėnieve ndėrballkanike. Parė nė kėtė vėshtrim marrėveshja ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės mund tė konsiderohet e rėndėsishme », - deklaron Eduin, para se tė shtojė se edhe Komisioni Europian ka hartuar njė mekanizėm tė veēantė pėr Kosovėn i njohur si « Mekanizmi udhėzues » ose siē e quan ajo « tracking mekanisme », qėllimi i tė cilit ėshtė pikėrisht qė tė mos pengohet pėrparimi i Kosovės si dhe forcimi i lidhjeve tė saj me BE-nė, vetėm pėr shkak se statusi i saj pėrfundimtar nuk ėshtė pėrcaktuar ende. « Do ta ndihmojmė Kosovėn nė rrugėn e saj drejt pėrparimit pa pritur dhe pa paragjykuar statusin e saj tė ardhshėm. Kosovės i nevojitet qė tė pėrshtasė ligjet e saj si me fqinjėt, por po ashtu edhe me ato tė Bashkimit Europian » - deklaron zyrtarja e Komisionit Europian.
Duke iu referuar punės qė Shtajneri ka bėrė pėr Kosovėn gjatė kėtyre 18 muajve, zėdhėnėsja e komisionerit Patten thotė se Komisioni Europian e ka mbėshtetur politikėn dhe vendimet qė Shtajneri ka marrė nė Kosovė, tė cilat pėrmblidhen nė devizėn « standartet para statusit ». E kemi mbėshtetur gjithmonė Shtajnerin, kemi qėnė dakort dhe kemi punuar pėr sė afėrmi me tė - deklaron Eduin.
Komisioni Europian do tė jetė pjesėmarrės nė dialogun e ardhshėm ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit, megjithėse shumė pikėpyetje pėr ēėshtjet qė do tė trajtohen nė tė, nivelin e pėrfaqėsimit dhe datėn e fillimit, mbeten ende pėr tu vendosur - pohon pėr « Dojēe Velen » zėdhėnėsja e Komisionit Europian, Emma Eduin.
ECIKS / DWELLE
|