|
Buqetė taksash pėr kosovarėt
Prishtinė, 23 dhjetor 2004 - Admistrata Tatimore e Kosovės, nga janari do tė fillojė tė tatojė ēdo tė ardhur e cila konsiderohet se rrit pasurinė e personave. Nė skemėn e re pėrfshihen edhe pensionet
Administrata Tatimore e Kosovės (ATK), qė nga 1 janari i vitit tė ardhshėm planifikon thjeshtimin e strukturės tatimore nė vetėm dy lloj tatimesh, atė mbi tė ardhurat personale dhe tatimin nė tė ardhurat e korporatave, duke synuar zgjerimin e bazės tatimore. Qė nga fillimi i vitit tė ri, tatimi nė tė ardhura personale i cili aplikohej vetėm nė paga, do tė zgjerohet nė tė gjitha tė hyrat, si nė tė hyrat nga qiraja, tė ardhurat nga lotaritė, dividenti, interesa, etj, prej nga pritet njė rritje e buxhetit pėr vitin 2005. Aktualish aplikohen tre lloj tatimesh si tatimi i paragjykuar, tatimi nė fitim dhe tatimi nė tė ardhura personale. Mirėpo edhe pėrkundėr ndryshimeve, sipas zyrėtarėve tė AT-sė, pėrsėri disa kompani tė vogla do tė vazhdojnė ti nėnshtrohen tatimit tė paragjykuar, duke paguar shumė fikse pėr ēdo tremujor, nėse xhiro vjetore e tyre ėshtė mė e ulėt se 5 mijė euro. Elmaze Pireva, zv/drejtoreshė e AT-sė, tha pėr Biznesin se nga janari do tė fillojė tė tatohet ēdo e ardhur e cila konsiderohet se rrit tė ardhurat e personave. Me politikėn e re tatimore do tė tatohen edhe pensionet, por pėr dallim nga tatimi nė paga, pensionet do tė kenė zbritje 15 pėr qind. Ndryshimet e bėra nė AT nuk kanė parė tė arsyeshme ndryshimin e shkallėve tatimore tė cilat aplikohen nė tatimin e pagės, prandaj ato, sipas Pirevės, do tė jenė tė njėjta, 0 % pėr pjesėn e pagės deri nė 80 euro, 5 % pėr pjesėn e pagės nga 80-250 euro, 10 % pėr pjesėn e pagės nga 250 euro deri nė 450 euro, ndėrsa pjesa e pagės mbi 450 euro do tė tatimohet 20 pėr qind. Sa u pėrket institucioneve bankare tė cilat fitojnė nga interesi, ato janė tė obliguara tė mbajnė 20 pėr qind tė tatimit nė burim, tė cilin do tia paguajnė nė formė tatimi nga interesi. E njėjta pėrqindje do tė mbahet edhe pėr dividentėn dhe lojėrat e fatit.
Tatimi mbi qiranė
Pireva shpjegoi se edhe paguesit e qirasė janė tė obliguar qė 16 pėr qind tė mjeteve ti paguajnė tatim, mirėpo marrėsit tė qirasė i lejohet njė zbritje nga shpenzimet.
Limiti i qarkullimit tė Cash-it
AT ka aplikuar shkallė tė ndryshme tatimore pėr ata qė kanė fitim mbi 50 mijė euro dhe ata qė kanė fitim nėn 50 mijė euro. Kur merret parasysh tatimi nė tė ardhurat e korporatave i cili do tė paguhet ēdo tre muaj, si mė parė, ndryshimi ėshtė paraparė te limiti i qarkullimit tė parave tė tyre. Derisa mė parė limiti i qarkullimit ka qenė 100 mijė euro, tani ėshtė 50 mijė euro.
Pėrjashtimi
Edhe mė tutje tatimeve nuk iu nėnshtrohen organizatat e huaja, Autoriteti Bankar dhe i Pagesave tė Kosovės (BPK), UNMIK-u, KFOR-i, si dhe organizatat pėr pėrfitim publik, etj. Kurse kompanitė e sigurimeve do tė paguajnė si edhe mė parė 7 pėr qind nga fitimi bruto dhe nuk u lejohet kurrėfarė ulje pėr shpenzimet e tyre.
ECIKS / Biznesi
|