|
KEK-u para falimentimit. Kėrkohet ndėrhyrja e qeverisė
Prishtinė, 21 dhjetor 2004 - Korporata Energjetike e Kosovės (KEK), gjendet nė situatė tė vėshtirė financiare dhe para njė shkatėrrimit teknik, si rezultat i mospagesės sė borxheve nga ana e konsumatorėve. Borxhe qė kapin shifrėn prej 200 milionė eurosh.
Drejtuesit e KEK-ut kanė kėrkuar para nga buxheti i shtetit pėr tė mbuluar humbjet, pėrndryshe korporata mund tė falimentojė. Pėr kėtė gjendje alarmante nė KEK, u njoftua gjatė njė konference pėr media tė organizuar nga KEK-u dhe Agjencia Europiane pėr Rindėrtim (AER), si donatori mė i madh i korporatės. Drejtuesit e KEK-ut thanė se nėse vazhdon njė situatė e tillė do tė vihet nė pikėpyetje furnizimi i mėtejshėm i qytetarėve me energji elektrike.
Jon Ashley, menaxheri i ESBI-sė (qė ka kontratė dyvjeēare pėr menaxhimin e korporatės), tha se kjo gjendje financiare pamundėson meremetimet, madje edhe ato mė tė voglat, nė stabilimente prodhuese dhe nė rrjetin elektrik.
Nė Kosovė KEK-u e zbrazė buxhetin dhe pikėrisht kėto para qė sigurohen nga Buxheti, aktualisht e mbajnė KEK-un dhe kjo bėhet sepse nuk mund tė lejohet qė KEK-u tė dėshtojė, sepse nė kėtė rast e tėrė ekonomia e Kosovės do tė shkonte drejt dėshtimit, tha Ashley.
Tani e tutje, KEK-u nuk do ta riparojė asnjė prishje teknike nė ato rajone nė tė cilat nuk bėhėt pagesa e rregullt e energjisė elektrike. KEK-u ka hartuar njė politikė tė re menaxhuese qė do tė fokusohet nė dy fusha: mosriparimin e dėmeve nė ato zona ku inkasimi ėshtė i ulėt, dhe mundėsinė qė nė ato zona ku ka mė shumė parapagues tė rregullt tė bėjė reduktime me te vogla me orar 5 me 1 nė favor tė dritės.
ECIKS / Biznesi
|