|
KK pritet tė rregullojė edhe pagat minimale
Prishtinė, 8 dhjetor 2004 - Pavarėsisht se rregullon njė varg ēėshtjesh ndėrmjet punėdhėnėsve dhe tė punėsuarve, kontrata kolektive (KK) ende nuk ėshtė dokument pėrfundimtar. Sekretari i pėrgjitshėm i Odės, Basri Jupolli, tha se kjo kontratė do tė harmonizohet dhe do t'i shtohen anekse vazhdimisht, nė pajtim tė plotė me ligjet nė fuqi. Sipas Jupollit, minimumi i pagave, qė do tė jenė tė obligueshme, ende nuk ėshtė pėrcaktuar:
"Nuk kemi mundur tė dakordohemi rreth nivelit tė kėtij minimumi, por kėtė ēėshtje e kemi lėnė autorizimin ta rregullojė Kėshilli Trepartid nė nivel tė Kosovės, me njė vendim tė veēantė i cili do tė merret nė fund tė ēdo viti kalendarik nė mbėshtetje tė vlerėsimit tė ecurive makroekonomike dhe tė tjera nė Kosovė, dhe i cili vendim i KTS, pastaj do tė behėt aneks automatikisht i Kontratės sė pėrgjithshme kolektive".
Jupolli tha se vendimin pėr minimumin e pagave qė do tė zbatohen nė Kosovė gjatė vitit tė ardhshėm, do ta marrė Kėshilli Trepalėsh gjatė kėtij muaji.
Nė mbledhjen e kryesisė sė shoqatės pėr tregti, hotelieri dhe turizėm dhe asaj pėr transport dhe komunikime, u diskutua edhe pėr zhvillimin ekonomik dhe mjedisin pėr biznes nė Kosovė. Drejtori i shoqatės pėr tregti, hotelieri dhe turizėm, Fetah Reēica, tha se megjithė disa tė arritura nė tregti, hotelieri dhe infrastrukturė, ekonomia e Kosovės gjendet nė nivel shumė tė ultė zhvillimor. Ndėrkaq theksoi se nė avansimin e saj, do tė ndikojė vetėm krijimi i njė mjedisi tė mirėfilltė pėr biznes.
"Duke filluar prej institucioneve, azhuritetit, ndėrtimit tė vetėdijes sa i pėrket qėndrimit ndaj biznesit, ridefinimit tė politikave fiskale, doganore dhe atyre kreditore, investimeve vendore, sidomos atyre tė jashtme, pėrpilimit tė njė strategjie pėr zhvillimin ekonomik, qė do tė kanalizonte ēėshtjet zhvillimore ekonomike.
Nė mbledhjen e sotme tė dy shoqatave tė Odės Ekonomike me anėtarė tė saj, u diskutua edhe pėr raportin e kėtij viti si dhe programin e punės pėr vitin e ardhshėm.
ECIKS / Radio Kosova
|