|
Pėrfundon projekti pėr kontroll tė brendshėm tė financave publike
Prishtinė, 2 dhjetor 2004 - Ministria e Ekonomisė dhe Financave dhe Agjencia Evropiane pėr Rindėrtim, janė duke realizuar njė projekt pėr Kontrollin e Brendshėm tė Financave Publike dhe Auditimit tė Brendshėm, qė ka pėr qėllim administrimin mė tė mirė tė burimeve nė realizimin e programeve.
Ministri i Ekonomisė dhe Financave Ali Sadriu tha se ky projekt synon tė krijojė njėsi brenda agjencive shpenzuese tė kontrollit dhe auditimit tė brendshėm. "Kjo do tė sigurojė qė buxheti i konsoliduar i Kosovės do tė jetė i planifikuar, do tė jetė i menaxhuar dhe i audituar efektivisht". Gjithashtu ai tha se ky projekt ka pėr qėllim vendosjen e njė sistemi tė kontrollit tė financave publike dhe auditimit tė brendshėm, nė nivelin qendror dhe lokal.
Ndėrkaq zyrtarja e AER-it, Nadia Konstantini tha se ky projekt ka filluar nė janar tė kėtij viti dhe do tė pėrfundojė nė janar tė vitit 2005. Projekti pėrbėhet nga dy komponente: zhvillimi i kontrollit tė brendshėm tė financave publike dhe zhvillimi i auditimit tė brendshėm. Ajo tha se qėllimi i kėtij programi do tė jetė kryesisht pėr sqarimin apo elaborimin e kontrollit tė financave publike.
ECIKS /QIK
|