|
LDK-AAK-PShDK pėrbėjnė koalicionin e ri qeveritar
Prishtinė, 17 nėntor 2004 - Lidhja Demokratike e Kosovės, parti kjo qė fitoi mė sė shumti vota nė zgjedhjet e 23 tetorit, pėrfundimisht ka vendosur sot tė bėjė njė koalicion qeverisės me AAK-nė dhe PSHDK-nė pėr ndėrtimin e institucioneve tė reja nė Kosovė. Kėshtu ėshtė vendosur sot nė mbedhjen e Kryesisė sė LDK-sė, duke i dhėnė fund spekulimeve tė deritashme rreth formulės qeverisėse mes subjekteve politike. LDK-ja thotė se bashkė me partnerėt e koalicionit, nė ditėt qė vijnė do t'i bėjė tė ditura modalitetet e marrėveshjes.
Ramush Haradinaj i ka deklaruar Radio Kosovės se Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės e ka mirėpritur vendimin e Lidhjes Demokratike pėr ofertėn e kėsaj partie pėr koalicion me tė dhe Partinė Shqiptare Demokristiane. Nė njė deklaratė pėr media, kryetari i AAK-sė, Ramush Haradinaj, shprehet i bindur se vendimi ėshtė marrė duke pasur parasysh interesin e vendit. Pėrndryshe, nė deklaratė thuhet: "Kryesia e LDK-sė nė mbledhjen e vet tė mbajtur sot mė 17.11.2004, me qėllim tė pėrshpejtimit tė procesit tė ndėrtimit tė institucioneve tė reja demokratike tė Kosovės, duke u mbėshtetur nė rezultatin e zgjedhjeve tė 23 tetortit 2004, dhe duke pasur parasysh gatishmėrinė e subjekteve tė tjera pėr koalicionin qeverisės me LDK-nė, vendosi tė bėjė koalicion me AAK-nė, PSHDK-nė dhe me subjektet e tjera politike tė komuniteteve joserbe". LDK-ja, nė ditėt nė vijim, sė bashku me partnerėt e koalicionit do tė bėjė publike modalitetet e marrėveshjes sė koalicionit.
ECIKS / RTK
|