|
Nė nėntor organizohet "Java e Biznesit Kosovar"
Prishtinė, 1 nėntor 2004 - Gjatė muajit nėntor do tė organizohet Java e Biznesit Kosovar, qė ka pėr qėllim promovimin e produkteve vendore. Edhe sivjet, ky aktivitet, organizohet nga Aleanca Kosovare e Biznesit.
Prodhimtaria vendore megjithėse shėnon njė ngritje tė vogėl, ende ka mjaft hapėsirė pėr t'u rritur dhe pėr t’i bėrė ballė konkurrencės sė madhe nga produktet e importuara. Nė kėtė drejtim, hap me rėndėsi ėshtė krijimi i besimit tė konsumatorėve pėr produktet vendore. Pėr kėtė arsye Aleanca Kosovare e Biznesit edhe sivjet ėshtė nė pėrgatitje tė tė ashtuquajturės "Java e Biznesit Kosovar", e cila do tė fillojė me 22 nėntor. Kryetari i Aleancės, Agim Shahini i ka deklaruar radios BlueSky, se java do tė jetė njė karneval i vėrtetė i produkteve kosovare. Shahini thotė se njė organizim i kėtillė, qė ndryshon nga panairet e thjeshta qė kohėt e fundit po dėshtojnė nė vendin tonė, ka pėr qėllim qė prodhuesi dhe konsumatori tė gjejnė interesin e pėrbashkėt. Pjesėmarrėsit nė karnevalin e prodhimeve vendore do tė jenė tė gjitha ndėrmarrjet prodhuese tė cilat shprehin interesin e tyre pėr t'i promovuar produktet e tyre vendore.
ECIKS / RTKLive
|