|
Jakupi: Marrėveshja me Shqipėrinė shumė e rėndėsishme
Intervistė me Ali Jakupin, ministėr i ekonomisė nė Qeverinė e Kosovės, lidhur me Marrveshjen e tregtisė sė lirė me Shqipėrinė.
Cila ėshtė rėndėsia e marrveshjes pėr tregtinė e lirė mes Kosovės dhe Shqipėrisė?
Rėndėsia ėshtė shumė e madhe. Sė pari, ėshtė kjo marrveshja e parė qė nėnshkruhet mes kėtyre dy vendeve. Sė dyti, ėshtė njė hapje pėr tregti tė lirė me vendet e rajonit, qė do tė thotė se Kosova mund tė jetė partner i barabartė sa i pėrket tregtisė sė lirė me vendet e rajonit. Sė treti, shumė qartė theksohet se cfarė mund tė hyjė nė njė marrveshje tė kėtillė. Dhe sė fundi, kjo marrveshje e ka rėndėsinė e vet edhe nga aspekti i integrimeve mė tė fuqishme tė Kosovės.
Zoti ministėr, mė thuani mė konkretisht, cfarė do tė thotė kjo pėr ekonominė dhe biznesin kosovar?
Kjo do tė thotė njė hapje pėr ekonominė dhe biznesin kosovar nė rajon. Mbyllja e deritanishme nė njė guacė, si njė pikė e zezė, eliminohet. Ne tashti kemi mundėsi qė tė bėjnė kėmbime institucionale me Shqipėrinė, qė do tė thotė se e kanė mbėshtetjen edhe tė ligjit. Nė kėtė mėnyrė kemi njė hapje me tregun shqiptar, i cili pėr ne ėshtė shumė me rėndėsi. Por edhe Kosova, ėshtė treg i rėndėsishėm pėr Shqipėrinė. Jemi duke vepruar qė tė arrijmė marrveshje tė ngjashme edhe me vendet tjera tė rajonit.
Cilat janė tė rejat qė sjellė kjo marrveshje?
Tė rejat janė se janė specifikuar produktet dhe listat e mallrave qė do tė shkėmbehen. E reja tjetėr ėshtė se hapen rrugė tė reja tė bashkėpunimit, qoftė nė aspektin e biznesit ose me mbarjten e pėrvojave nga njė vend nė tjetrin.
Kjo ėshtė marrveshja e parė e Kosovės me ndonjė vend tjetėr, por me siguri qė parashikohen bisedime dhe marrveshje edhe me vendet tjera tė rjaonit?
Gjithsesi, ne tashti presim tė arrijmė marrveshje me Maqedoninė. shpresojmė se sė shpejti do tė hyjmė nė negociata me Bosnje-Hercegovinėn, Kroacinė, Slloveninė, e madje edhe me Turqinė.
A keni pasur ndonjė kontakt konkret me kėto vende?
Me Slloveninė kemi pasur. Ndėrkohė qė biseda fillestare kemi pasur edhe me Kroacinė. Poashtu Unmiku i ka shkruar njė letėr mė parė edhe Bosnje-Hercegovinės. Me Maqedoninė e kam shtruar kėtė problem edhe pėrsonalisht gjatė njė vizite qė zhvillova nė kėtė vend. Me Turqinė poashtu ekzistojnė interesa tė ndėrsjella, por ende nuk kemi hyrė nė biseda konkrete. Pra me tė gjitha kėto vende kemi njė lloj kontakti tė drejtė apo indirekt.
Si qėndrojnė punėt me Serbinė?
Punėt kėtu janė pak mė specifike. Ata nė bazė tė Rezolutės 1244 mendojnė se Kosova ėshtė territor i tyre. Fatkeqėsia ėshtė se importet mė tė mėdha, rreth njė e katėrta, kanė qenė prej Serbisė. Problemi ėshtė se nė Kosovė i kemi tri nivele tė tarifave doganore. Ndoshta nė bisedat teknike kjo do tė jetė edhe njė prej cėshtjeve qė do tė trajtohet mes Prishtinės dhe Beogradit, sepse Serbia nė qoftė se e dėshėron tregun e Kosovės duhet tė pranojė edhe mallrat kosovare - si njė partner i barabartė.
ECIKS / DWELLE (Bahri Cani)
|