|
Samsungu intresohet pėr Ferronikelin
Prishtinė, 14 tetor 2004 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, priti sot nė njė takim, pėrfaqėsuesit e korporatės "Samsung" nga Koreja Jugore. Pėrfaqėsuesit e kėsaj korporate ishin tė pėrcjellur nga zyrtarė tė lartė tė Agjencionit Kosovar tė Mirėbesimit dhe nga drejtori i Ferronikelit, z. Murat Meha.
Interesi pėr tė investuar nė Kosovė i korporatės nga Koreja e Jugut ėshtė shfaqur pėr ndėrmarrjen Ferronikelit, andaj edhe tema e bisedės sė kėtij takimi u fokusua rreth gjendjes sė kėsaj organizate dhe situatės sė pėrgjithshme investive dhe ekonomike nė Kosovė. Pėrfaqėsuesit e Samsungut, kėrkuan nga Kryeministri informata pėr legjislacionin, lehtėsimet potenciale pėr investitorė tė huaj dhe gjendjen e resurseve natyrore nė Kosovė.
Kryeministri i informoi nga ana e tij mbi temat e lartėpėrmendura si dhe inkurajoi kėtė korporatė qė tė marrin guximin tė investojnė nė Kosovė se gjithmonė do tė ketė pėrparėsi pėr liderėt nė sektor tė caktuar tė ekonomisė.
Pėrfaqėsuesit e Samsungut shprehėn seriozitetin e tyre pėr investime nė Kosovė nė fushėn e energjetikės, fushė kjo qė siq theksuan ata, nuk janė shumė tė njohur, por, qė viteve tė fundit kanė pasur investime serioze nė rajon.
ECIKS / QIK
|