|
Hapet pėr aplikim fondi kosovaro-amerikan pėr shkollim
Prishtinė, 14 shtator 2004 - Fondi, i dhuruar nga populli amerikan nėpėrmes Agjencionit tė Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID), dhe i administruar nga Kėshillat Amerikanė pėr Arsim Ndėrkombėtar, sot ka hapur procesin e aplikimit pėr Programin e Bursave Pasdiplomike tė Fondit Kosovaro-Amerikan pėr Arsim.
Programi pėr Studime Pasdiplomike i FKAA-sė ėshtė njė program i ri qė do tė ndajė bursa nėpėrmes njė procesi konkurues pėr qytetarėt e kualifikuar nga e tėrė Kosova pėr studime pasdiplomike nė Shtetet e Bashkuara. Qėllimi i kėtij programi ėshtė tė mbėshtesė zhvillimin afatgjatė tė Kosovės duke shtuar kuadrin e individėve tė arsimuar mirė dhe tė aftėsuar nė fushat tė cilat do tė pėrkrahin zhvillimin ekonomik dhe investimet nė Kosovė. Fushat e studimit pėrfshijnė administrimin e biznesit, ekonominė, drejtėsinė dhe administratėn publike. FKAA do tė mbajė takime tė hapura nė shkollat dhe universitetet nė tėrė Kosovėn qė tė shpjegojė programin ndėrsa data dhe vendi i mbajtjes mbeten tė shpallen mė vonė. Hollėsitė mbi programin, kualifikimet e kėrkuara dhe formularėt e aplikimit mund tė gjinden nė faqen e internetit www.kaef-online.org ose duke bėrė kėrkesėn me anė tė postės elektronike nė adresat e dhėna mė poshtė. Materialet poashtu do tė lihen nė zyrat e rektorėve nė tė gjitha universitetet nė tė cilat mbahen takimet publike. Informatat pėr programin do tė jenė nė gjuhėn angleze, shqipe dhe serbe.Kanditatėt qė pėrmbushin kushtet mund tė aplikojnė pėr bursa tė FKKA-sė qė nga e hėna, 13 shtator 2004. Afati i fundit pėr aplikim ėshtė e premte, 12 nėntor 2004. Do tė jipen rreth 10 bursa pėr studimet qė fillojnė nė vjeshtė tė vitit 2005, qė do tė mbulojnė shpenzimet e plota tė shkollimit, jetesės, literaturės, si dhe fonde pėr zhvillim profesional, sigurim mjekėsor dhe biletėn kthyese tė udhėtimit me aeroplan. Tė gjithė bursistėt e FKKA-sė duhet tė marrin pjesė nė punėn praktike profesionale nė verėn qė pason vitin e parė tė studimeve.Kandidatėt e listės sė ngushtė duhet tė hyjnė nė testin e gjuhės angleze (TOEFL) dhe provimet pėr pranim nė magjistraturė (GRE apo GMAT), dhe tė intervistohen nga njė panel i ekspertėve tė SHBA-ve. Testimet dhe intervistat do tė caktohen pėr janar dhe shkurt tė vitit 2005 ndėrsa vendimi pėrfundimtar do tė mirret nė prill tė vitit 2005 nga njė panel i akademikėve amerikanė dhe zyrtarėve pėr pranim nga universitetet kryesore tė SHBA-ve. Varėsisht nga nevoja, do tė ofrohet mėsimi paraakademik i gjuhės angleze dhe bursistėt do tė nisen pėr SHBA nė gusht tė vitit 2005 pėr njė konferencė hyrėse para fillimit tė programit tė tyre akademik. Programet e magjistraturės dallojnė nė kohėzgjatje prej njė deri nė dy vite dhe shumica e programeve rezultojnė me diplomė apo certifikatė tė magjistraturės.
ECIKS
|