|
Parlamenti i Kosovės diskuton pėr privatizimin
PRISHTINĖ, 4 KORRIK 2003 - Parlamenti i Kosovės pėr herė tė parė dje ka diskutuar pėr procesin e privatizimit nė Kosovė qė nga miratimi i rregullores nė Kėshillin e Sigurimit e cila mundėson privatizimin e ndėrrmarrjeve shoqėrore. Krerėt e agjensisė kosovare tė mirėmbesimit e cila ėshtė pėrgjegjėse pėr procesin e privatizimit nė Kosovė paraqiten dje nė Kuvendin e Kosovės njė ekspoze. Pėrfaqėsuesi nga Shtylla e IV-tė e UNMIK-ut Jürgen Voss tha se nė Kosovė gjatė privatizimit ėshtė vendosur tė pėrdoret metoda "Spin off" e pėrshtatur me rrethanat e kėtushme pėr faktin e problemeve tė shumta rreth ēėshtjes sė pronėsisė. E gjithė kjo sipas tij ėshtė trashėguar nga e kaluara. Jürgen Voss kėrkoi mbėshtetjen e Kuvendit tė Kosovės pėr publikimin e mėnyrės sė procesit tė privatizimit nė mėnyrė qė qytetarėt ta kuptojnė drejtė kėtė proces. Ndėrkaq drejtori vendor i AKM-sė Ahmet Shala tha se asnjė model i privatizimit nė Kosovė nuk do tė ketė sukses pa mbėshtetjen e Kuvendit. Nga ana tjetėr deputetėt kėrkuan qė qeveria dhe institucionet e Kosovės tė kenė mė shumė kompetenca gjatė procesit tė privatizimit.
DWELLE / ECIKS
|