|
"Guardia di Finanza" mbetet nė Kosovė
PRISHTINE, 1KORRIK 2003 - Kryeadministratori i Kosovės Mikael Shtajner vendosi sot qė t'ia vazhdojė kontratėn njėsitit tė specializuar italian "Guardia di financa" i cili do tė kontrollojė shpėrdorimet eventuale financiare nė institucionet publike tė Kosovės. Ky njėsit ka ardhur gjashtė muaj mė parė nė Kosovė me kėrkesėn e Shtajnerit dhe ishte financuar nga administrata e UNMIK-ut. Mė herėt ishte njoftuar se ky njėsit do tė largohet nga Kosova nė mungesė tė fondeve pėr financimin e aktivitetit tė tij. Por, Shtajner tha se ka kėrkuar nga Qeveria italiane qė nga buxheti i saj tė financojė njėsitin "Guarda di financa", pėr shkak se UNMIK-ut i mungojnė fondet e domosdoshme pėr tė paguar kėtė njėsit. Megjithatė, sipas Shtajnerit, edhe nėse Qeveria e italiane nuk pranon tė paguajė kėtė njėsit, ai do tė gjejė fonde brenda administratės sė UNMIK-ut qė "Guardia di financa" tė vazhdojė punėn e saj nė Kosovė.
Balkanweb / ECIKS
|