|
Kosovė - Maqedoni: Dy kalime tė reja kufitare
30 qershor 2003 - Maqedonia do tė hapė dy pikė-kalime tė reja kufitare me Kosovėn, konkretisht nė pikat Tanushė-Debėllde dhe Trezimir-Restelicė. Kabineti qeveritar i Branko Cervenkvskit duke marrė parasysh bashkėpunimin ekonomik midis Maqedonisė dhe Kosovės si dhe uljen e tensioneve nė kėtė pjesė tė kufirit arriti nė pėrfundimin, se tashmė janė pjekur kushtet pėr hapjen e kėtyre dy pikėkalimeve kufitare. Zėdhėnėsi i qeverisė Tasho Collakovski deklaroi nė Shkup, se fillimi i punės nė kėto dy pikėkalime do tė pengojė edhe kalimet ilegale tė kufirit. Pėr kėtė vendim tė qeverisė ėshtė njoftuar edhe Beogradi zyrtar.
DWELLE / ECIKS
|