|
Nė Prizren ndahen 2 milionė euro pėr infrastrukturėn rrugore
PRIZREN, 29 QERSHOR - Sipas zyrtarėve komunalė tė Prizrenit, komuna ka ndarė rreth 2 milionė euro pėr realizimin e 11 projekteve tė ndėrtimit dhe meremetimit tė rrugėve, kurse nė realizimin e kėtyre projekteve do tė participojnė edhe vetė qytetarėt, njoftuan ata tė shtunėn. Hanefi Muharremi, drejtor i Drejtorisė sė Komunikacionit thotė projekti kryesor nė kėtė plan ėshtė asfaltimi i rrugės Gjonaj-Kushnin i Hasit, 17 kilometra pėr tė cilėn komuna ka ndarė 500 mijė euro, ndėrsa pėr realizimin e kėtij projekti do tė participojnė edhe qytetarėt. Ndėrkaq, pėr asfaltimin e rrugės pėr nė fshatin Manastiric (fshat i banuar me popullatė boshnjake nė Luginėn e Lumbardhit) komuna dhe komuniteti kanė dhėnė nga 200 mijė euro, shton Muharremi. Ai sqaron dhe njofton se edhe KFOR-i ka ndihmuar dukshėm nė pėrmirėsimin e infrastrukturės rrugore, sidomos nė fshatra tė komunės sė Prizrenit. Sipas Muharremit, komuna gjatė dy vjetėve tė fundit ka dhėnė rreth 3 milionė euro pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės, ndėrsa deri tashti me kėto mjete janė asfaltuar rreth 4 kilometra rrugė, kurse me kubėza janė shtruar 12 sosh, janė rregulluar 17 kilometra kanalizim dhe rreth 8 sosh ujėsjellės. Nė realizimin e tė gjitha kėtyre projekteve kontribut tė madh (me participim nė shumė prej 50 pėr qind) kanė dhėnė edhe vetė qytetarėt, sepse buxheti i komunės ka qenė i kufizuar, thotė Hanefi Muharremi.
ECIKS/KOHA
|