|
Shqipėri-Kosovė: ja produktet qė do tė tregtohen pa dogana
TIRANĖ, 27 qershor 2003 - Me hyrjen ne fuqi te marrėveshjes sė tregtisė sė lirė me Kosovėn, Shqipėria ka drejtė tė eksportojė pa tarifa doganore rreth 20 grupe artikujsh, kryesisht peshk deti, tė imta tė gjalla dhe produkte tė mishit, konjak, raki, qumėsht dhe nėnprodukte tė tij, vaj ulliri, ullinj, ushqim pėr blegtorinė etj. Ndėrsa nga Kosova pėr nė Shqipėri do tė eksportohen pa tarifa doganore, rreth tetė artikuj, kryesisht disa lloje perimesh, fruta si arra, gėshtenja etj, konserva perimesh, peshk i ujėrave tė ėmbla si trofta etj. Ndėrsa lista pėr shkėmbim koncensionesh pėrfshin vetėm produktin e birrės me njė sasi deri nė 500 tonė. Burimet zyrtare nga Ministria e Ekonomisė bėnė tė ditur njė ditė pas pėrfundimit tė negociatave se, pėr sektorin e industrisė liberalizimi i tarifave doganore pėr 97 pėr qind tė produkteve industriale do tė jetė i menjėhershėm, si dhe do tė ketė reduktim gradual tė tarifave doganore vetėm per 3 pėr qind tė kėtyre produkteve. Kjo praktikė do tė ndiqet kryeisht pėr industrinė e drurit, kėpucėve dhe kozmetikės, pasi konsiderohen tė brishta, duke kėrkuar kohė dhe mbėshtetje pėr t'u pėrballuar me hapjen e zgjeruar tė tregjeve. Ministria shqiptare e Ekonomisė e vlereson marrėveshjen tė njė rėndėsie tė veēantė pėr komunitetin e biznesit. Pasi me vendet e tjera tė ish-Jugosllavisė, Kosova aplikon njė regjim tė reduktuar tarifor me vetem 1 pėr qind, ndėrkohė qė tarifa doganore me Shqipėrinė ėshtė 10 pėr qind, heqja e saj pėr njė grup artikujsh pritet tė sjellė mundėsi pėr rritjen e shkėmbimeve tregtare ndėrmjet dy vendeve. Perfaqėsuesi i UNMIK nė krye tė grupit negociator kosovar, Ėittkoėsky tha se, "Shqipėria ėshtė njė partner shumė i rėndėsishėm pėr integrimin e Kosovės". Ai konfirmoi se, kjo marrėveshje ėshtė njė fillim i mbarė pėr Kosovėn dhe u shpreh opitimist pėr fillimin shumė tė shpejtė tė marrevėshjeve tė tregtisė sė lirė edhe me vendet e tjera tė rajonit. Kosova pėr herė tė parė nėnshkroi njė marrėveshje tė tregtisė sė lirė me Shqiperinė.
ECIKS/KORRIERI
|