Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

Olten: Kosova tė bėhet mė tėrheqėse pėr investimet e huaja

Nga e dėrguara speciale e ECIKS: Margita PRENI

OLTEN - Para pak ditėsh nė Olten tė Zvicres u mbajt konferenca e katėrt me radhė pėr investimet nė Kosovė. Nė kėtė konferencė, qė u organizua nga Qeveria e Kosovės, ishin prezent pėrfaqėsues dhe udhėheqės tė Ministrisė sė Kulturės, tė Ministrisė pėr Ekonomi dhe Industri, tė UNMIK-ut si dhe biznesmenė dhe ekspertė zviceranė e shqiptarė.

Faktorėt makroekonomik

Ekspertė tė ndryshėm nga Ministria kosovare e Financave bėnė prezentimin e indikatorėve mė tė rinj makroekonomik, duke qartėsuar kėshtu pėrparėsitė dhe dobėsitė e ekonomisė kosovare. Duke bėrė njė rezyme tė situatės ekonomike nė Kosovė, ata vunė nė pah se Kosova vitin e kaluar ka patur njė rritje ekonomike prej 7 pėr qind, e cila edhe pse kėtė vit do tė bie nė 5 pėr qind, prapėseprapė mendohet tė jetė rritja mė e lartė ekonomike nė rajon.

Siē u vlerėsua nė diskutimet e ndryshme, disproporcioni nė mes tė importit dhe exportit, bėn qė bilanci kosovar i tregtisė sė jashtme tė ketė ndikim kontinual negativ nė ekonominė vendore. Vlera vjetore e importeve sillet nė rreth 1,855 miliardė euro pėrderisa vlera e eksporteve ėshtė vetėm rreth 168 milionė euro nė vit. Kjo gjė sjell reflektime negative posaēėrisht pėr Produktin e Pergjithshėm Bruto (PPB), i cili kėtė vit arrin nė vetėm 1,97 miliard euro apo 807 euro per kokė banori. Megjithatė, fakti qė importi dominon dukshėm, pėr momentin ka njė rėndėsi te veēantė pėr Kosovėn ngase buxheti i saj financohet kryesisht nga doganat. Nė planin afatgjatė ky fakt vlerėsohet tė jetė poashtu njė dėshmi qė nė Kosovė tregu pėr investorėt ėshtė i siguruar. Si njė faktor tjetėr qė flet pėr stabilizim ekonomik u cek gjithashtu edhe zvogėlimi i nivelit tė inflacionit prej 11,7% nė 3,6%. Mes tjerash poashtu u tha qė sistemi bankar nė Kosovė ėshtė mjaft i zhvilluar dhe ndėr mė tė mirėt nė rajon. Ky sektor ka njė rritje tė theksuar tė depozitave private tė cilat gjer mė tani kan arritur njė shumė prej 300 milion euro, kurse vlera e kredive tė dhėna ėshtė vetėm 147,5 milion euro. Si arsye pėr nivelin e ulėt tė kredive janė kamatat e pavolitshme, gjė qė i pengon investimet e reja vendore dhe bėn qė Kosova te jetė e varur nga investimet e jashtme, qė siē dihet janė ende tė pamjaftueshme. Pėr periudhėn 2002 – 2003 parashihet tė investohen gjithsejt 900 milion euro, pėrfshirė kėtu edhe donacionet e jashtme.

Vėshtirėsitė

Produktet e pambrojtura, korrupsioni, infrastruktura ligjore e pakompletuar, oferta e varfėr vendore, konkurenca jolojale dhe shkėputja nga njė treg i shėndoshė qė ka qenė dikur, janė sipas vlerėsimeve tė ministrit Ali Jakupi, vetėm disa nga problemet me tė cilat ballafaqohet tregu i brendshėm kosovar. Megjithatė, problemi bazė qė po e ngadalėson zhvillimin ekonomik tė Kosovės mbetet sipas tij edhe mė tutje statusi politik i padefinuar dhe mėnyrat e ndryshme tė interpretimit te rezolutės 1244. Mirėpo, duke pasur parasysh qė nė Kosovė ka shenja tė njė zhvillim mė tė hovshėm ekonomik, gjė qė ndikon drejtėpėrsėdrejti nė pėrmirsimin e standardit jetėsor e nė shtimin e fuqisė blerėse, edhe konkurrenca do tė mund tė bėhet mė prezente dhe mė e shquar. Oferta e shtuar vendore do tė zėvendėsojė sasinė e importeve me ēfarė do tė mund tė krijohet njė baraspeshė nė mes te importit dhe exportit kosovar dhe shansat pėr shtim tė profitit do tė bėhen mė tė volitshme. Sipas zotit Jakupi plotėsimi i kėtyre kėrkesave ėshtė parametėr qė i justifikon investimet. Nė mėnyrė qė ky zhvillim ekonomik tė vazhdojė dhe tė arrihet njė stabilizim sa mė i shpejtė, po veprohet nė definimin e strategjive tė ndryshme.


Privatizimi dhe agrobiznesi si strategji zhvillimore


Privatizimi ėshtė njė prej atyre strategjive qė tanimė po aplikohet dhe ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme. Pėr gjashtė ndėrmarrjet qė do tė privatizohen nė fazėn e parė, fazė kjo qė do tė zgjasė deri mė 14 korrik 2003, gjer mė tani janė paraqitur mjaft tė interesuar, ka vlerėsuar Ahmet Shala, zėvendėsdrejtor i AKM-sė. Ndėr strategjitė tjera u cek edhe shfytėzimi i rezervave vendore tė agrobiznesit ku edhe u fol pėr mundėsitė e investimeve nė sektorin e vreshtarisė dhe vertarisė. Vlerėsohet se Kosova ka mjaft potencial nė kėtė sektor dhe se mund tė jetė konkurente e denjė nė tregun e verės, ashtu siē ka qenė edhe mė herėt.

Investimet direkte

Sipas tė dhėnave tė Riinvestit, qė u paraqitėn nga udhėheqėsi i kėtij instituti Muhamet Mustafa, nė Kosovė janė tė regjistruara gjithsejt 536 biznese me pjesėmarrje tė kapitalit tė jashtėm, 338 prej tė cilave janė me pronarė tė jashtėm, ndėrsa 225 janė themeluar me kapital tė pėrzier. Tek shumica e bizneseve me kapital tė pėrzier pjesėmarrja e partnerėve tė jashtėm ėshtė 51 pėr qind. Investimet direkte nga investorėt e jashtėm mendohet tė jenė 39 pėr qind dhe vijnė nga shtete tė ndryshme. Sektoret nė tė cilat ėshtė investuar mė sė shumti janė sektori bankar, shoqėritė e sigurimit, industria, tregtia, turizmi dhe hoteleria. Pengesat nė kėtė aspekt janė tė natyrės regjionale. Duke pasur parasysh faktin qė Kosova ėshtė pjesė e Evropės Juglindore ajo nuk posedon njė imazh tė mirė tek investorėt e huaj, vlerėson Mustafa.

Megjithatė ekzistojnė shumė faktorė qė favorizojnė investimet direkte nė Kosovė. Duke pasur parasysh se po punohet nė njė ndėrtim tė njė imazhi mė tė mirė pėr Kosovėn si destinacion mė atraktiv pėr investorėt e huaj, por edhe duke mos lėnė anash mundėsitė qė ofrohen nė sektoret e ndryshme si agrobiznesi, ndėrtimtaria, turizmi dimėror e malor, pritet qė investimet direkte dita ditės tė rriten, qė pėr rimėkėmbjen e ekonomisė janė shumė domethėnėse.

Konferenca e Oltenit ka vėnė edhe njė herė nė dukje rėndėsinė e informimit tė biznesmenėve dhe investorėve potencial pėr pėrparėsitė e investimeve nė Kosovė. Organizime mė tė shpeshta tė kėsaj natyre mund tė shėrbejnė nė tė ardhmen jo vetėm pėr tėrheqjen e investimeve tė huaja nė Kosovė. Kėto konferenca duhet tė jenė para sė gjithash nė shėrbim tė zhdukjes pėrfundimtare tė paragjykimeve negative pėr Kosovėn, qė jo rrallėherė hasen tek biznesmenėt perėndimor.

ECIKS (M.P.)
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail