Fillimi
Rreth ECIKS
Projekte
Lajme
Analiza
Publikime
Shërbime
Forumi
Arkivi
Stafi
Contact
Lidhje

Përdorimi

Shqip
English


Fletët janë të
optimuara për
rezolucionin
1024 x 768

Programuar nga:


 
 
 
   

| Te gjitha| Kosove | Rajon | Bote |

 

RIINVEST paraqet rekomandimet pėr buxhetin e Kosovės

Prishtinė, 25 qershor 2003 - Instituti pėr hulumtime zhvillimore “Riinvest”, ka kryer njė hulumtim pėr qėndrueshmėrinė dhe politikat e sistemit buxhetor tė Kosovės. Qėndrimi thelbėsor i vėrejtjeve tė Institutit ėshtė se buxheti i Kosovės ėshtė krijuar nė njė situatė emergjente dhe ai nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr zhvillimin ekonomik, duhet tė zgjerohet baza tatimore ndėrkohė qė tatimet duhet tė ulen pėr shkak se nga biznesmenėt janė vlerėsuar tė larta. Gjithashtu admnistrata tatimore dhe doganore duhet tė plotėsohet me njerėz tė rinj.

Rekomandimet e Riinvest-it pėr buxhetin e Kosovės janė si vijon:

1. Rekomandohet qė sa mė shpejt UNMIK-u dhe Qeveria tė operativizojnė implementimin e Ligjit mbi menaxhimin e financave publike dhe pėrgjegjėsinė dhe tė krijohen rregulla dhe procedura, tė cilat do tė mundėsojnė kapėrcimin e karakterit dual tė buxhetit, pėrkatėsishtė krijimin dhe manaxhimin e njė buxheti tė integruar tė Kosovės. Nė kėtė kuptim duhet tė analizohet se sa ligji i aprovuar do tė jetė i pėrshtatshėm dhe nė pajtim me nevojėn e transferit tė kompetencave te Qeveria dhe Parlamenti i Kosovės dhe nė harmoni me kėtė tė bėhen ndryshime tė nevojshme eventuale nė tekstin e ligjit.

2. I rekomandohet Qeverisė sė Kosovės qė sa mė shpejt tė aprovojė vizionin dhe strategjinė e zhvillimit afatgjatė ekonomik tė Kosovės, mbi tė cilėn duhet mbėshtetur prioritetet afatmesme tė politikės fiskale. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme qė sa mė shpejt tė bėhen studimet sektoriale (pėr arsimin, shėndetėsinė, infrastrukturėn publike, mbrojtjen dhe pėrkujdesjen sociale) mbi tė cilat duhet dimensionuar konsumin buxhetor nė pajtim me nivelin e zhvillimit ekonomik dhe me nevojat e rritjes ekonomike.

3. I rekomandohet Qeverisė dhe UNMIK-ut tė marrin masa urgjente pėr aftėsimin e Entit Statistikor qė tė jetė nė gjendje tė publikojė rregullisht indikatorėt e nevojshėm makroekonomikė, tė cilėt janė tė domosdoshėm pėr planifikimin dhe manaxhimin e buxhetit. Deri atėherė Ministria e Ekonomisė dhe Financave nė bashkėpunim me institucionet pėrkatėse duhet tė zbatojė njė sistem anketash qė bėjnė tė mundur vlerėsimin sa mė real tė indikatorėve makroekonomik.

4. Kapėrcimi i sfidave tė qėndrueshmėrisė buxhetore nė periudhėn afatmesme 2003-2005 duhet tė arrihet pėrmes: (a) rritjes sė tė ardhurave buxhetore dhe (b) rritjes sė racionalitetit dhe efektivitetit tė shpenzimeve buxhetore. Rritja e tė ardhurave buxhetore do tė arrihet para sė gjithash: - nė bazė tė krijimit tė ambientit miqėsor pėr biznese dhe investime si parakusht pėr rritjen reale ekonomike. Pėr ta arritur kėtė rekomandohet shqyrtimi i mundėsive tė uljes sė tatimeve tė cilat ndikojnė drejtpėrdrejt nė rritjen ekonomike dhe janė nė favor tė rritjes sė shkallės sė vjeljes sė tatimeve. - Ngritjes sė nivelit tė vjeljes sė tatimeve, veēanėrisht TVSH-sė nė produktet dhe shėrbimet e brendshme, akcizės dhe tatimeve direkte (tatimit nė pronė, nė tė ardhura dhe nė fitim). - Zgjerimit tė bazės tatimore pėrmes ngushtimit tė evazionit fiskal dhe ekonomisė joformale, pėrmes kompletimit dhe aplikimit tė ligjshmėrisė dhe kontrollit dhe mbikėqyrjes mė tė fortė tė administratės tatimore e veēmas asaj doganore.

5. Racionalizimi dhe efikasiteti i shpenzimeve buxhetore duhet tė sendėrtohet nėpėrmes: - ndėrprerjes sė rritjes sė pakontrolluar tė punėsimit nė administratėn publike; - aplikimit tė procedurave dhe rregullave rigoroze tė evaluimit dhe monitorimit tė eficiencės dhe efektivitetit tė shpenzimeve dhe buxhetimit tė entiteteve buxhetore nė bazė tė pėrformansave dhe outputeve nga periudhat e mėparme; - sjelljes sė konsumit buxhetor nė nivel tė vendeve qė kanė zhvillim tė pėrafėrt me Kosovėn duke mundėsuar qė buxheti nė njėrėn anė tė realizojė funksionin e nxitjes sė zhvilimit ekonomik dhe nė anėn tjetėr tė optimalizojė mbulimin e nevojave tė konsumit bushetor.

6. Rekomandohet hartimi i strategjisė pėr zgjerimin e portofolit tė financimit tė buxhetit, veēmas pėr investimet publike, nėpėrmes ndėrtimit tė procedurave rigoroze tė huamarrjes, tė cilat duhet tė bazohen, para sė gjithash nė kritere tė efektivitetit ekonomik dhe aftėsisė sė projekteve pėr tė shlyer borxhet dhe pėr tė ndikuar nė rritjen ekonomike.

7. Institucionet kosovare, shoqėria civile dhe mediat duhet tė punojnė bashkėrisht pėr rritjen e kulturės pėr nevojėn e ngritjes sė nivelit tė kryerjes sė detyrimeve fiskale nė shoqėrinė kosovare pėr rėndėsinė qė ka pagesa e tatimeve nė zhvillim dhe nė cilėsinė e shėrbimeve publike. Pėrpos tė tjerash nevojitet: (a) tė rritet vetėdija e opinionit dhe presioni pozitiv i opinionit kundėr evazionit fiskal; (b) tė ndėrtohet kultura dhe pėrgjegjėsia e institucioneve dhe manaxhuesve tė buxhetit ndaj tatimpaguesve nėpėrmes ngritjes sė nivelit tė transparencės ndaj Parlamentit, opinionit dhe mediave; (c) tė shqyrtohet mundėsia pėr pėrpilimin e njė ciceroni buxhetor (doracaku), i cili do tė ofronte udhėzimet dhe njohuritė e nevojshme pėr rritjen e kulturės fiskale.

Koha/ECIKS
 
 
| Site Map | Rreth ECIKS | Fillimi | Projekte | Lajme | Analiza | Publikime | Shërbime | Kontakt |
| Stafi | Rregullat e përdorimit | Lidhje / Nyje |

| Arkivi | Shqip | English |


Copyright 2003 - 2005 @ Eciks.org
Ēfarėdo forme e riprodhimit tė pjesėshėm apo tė terėsishėm pa leje me shkrim, ėshtė rreptėsisht e ndaluar.


 

 

Titujt e lajmeve të fundit

Paribas Bank hyn nė Kosovė
Shtet social
Express: “Koncesioni rrezikon aeroportin”
11,5 milionė euro pėr ta futur “Xella”-n nė prodhim
Heqja e taksave gėzon prodhuesit e mėdhenj tė miellit



Analizat e Fundit

Kosovės nuk i duhet Gazpromi
Qeverisė i kėrcėnohet falimentimi
Kosovės i duhet perspektiva evropiane
Ekonomia nė kolaps – punė e madhe!
Ekonomia - motori i shuar i Kosovės!?



Publikimet e deritashme

Themelimi i kompanive the sistemi i tatimit ne Kosove
Themelimi i kompanive dhe tatimet nė Kosovė
Potencialet e sektorėve ekonomik dhe tė ndėrmarrjeve nė Kosovė
Udhėzues pėr hartimin e projekteve tė vogla financiare
Udhėzues pėr hartimin e studimit tė fizibilitetit

 


Eciks E-mail