|
Shqipėri- Kosovė, vazhdojnė negociatat pėr tregti tė lirė
Sarandė, 25 qershor 2003 - Dje nė Sarandė ka filluar raundi i dytė dhe i fundit i negociatave pėr krijimin e njė regjimi tė tregtisė sė lirė ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės. Burimet zyrtare nga Ministria e ekonomisė njoftojnė se delegacioni shqiptar, qė kryeson kėto negociata nė emėr tė Qeverisė Shqiptare, sė bashku me palėn kosovare, e cila do tė kryesohet nga UNMIK, janė maksimalisht tė angazhuara pėr pėrfundimin e kėtij raundi dhe tė gjithė bisedimeve teknike, duke bėrė tė mundur pėrafrimin e marrėveshjes.
Nėnshkrimi i marrėveshjes sė tregtise sė lire me Kosovėn parashikon tregtimin e disa produkteve, kryesisht bujqėsore dhe blegtorale pa taksa doganore. Nė kuadėr tė zbatimit tė Memorandumit tė Tregtisė sė Lirė nė Rajon, taksat doganore ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės do tė bėhen zero gradualisht deri nė fund tė vitit 2008.
Pėrveē lehtėsimit tė tregtisė, pritet qė me hyrjen nė fuqi tė kėsaj marrėveshje tė ketė zhvillime tė mėtejshme nė fushen e turizmit, infrastrukturės, realizimit tė projekteve tė pėrbashkėta tė bashkėpunimit ekonomik, si dhe tė krijimit tė lehtėsive tė mėtejshme tė lėvizjes sė lirė tė njerzve dhe shėrbimeve.
KORRIERI/ECIKS
|