|
Anglezėt auditojnė Bursėn e Tiranės
Tiranė, 25 nėntor 2003 - Bursa e Tiranės i ėshtė nėnshtruar kėto ditė njė konsulence tė huaj ndėrkombėtare, e cila ka pėr synim hartimin e njė plani tė qartė biznesi pėr fillimin e aktivitetit tė saj. Drejtori i Bursės sė Tiranės Elvin Meka pohoi se, qė prej mesit tė nėntorit, nė ambientet e Bursės janė ekspertėt e GMA, njė kompani konsulese angleze pėr tregjet e kapitaleve. Specialistėt e saj do tė studiojnė pėr 8 muaj bazėn ligjore dhe rregullatore tė tregut tė kapitaleve nė vendin tonė dhe gjithashtu do tė shohin nga afėr kushtet qė mundėsojne aktivizimin e kėtij tregu. Projekti konsiston nė hartimin e strategjisė sė zhvillimit tė Bursės sė Tiranės nėpėrmjet njė plani strategjik duke pėrfshirė kėtu edhe njė plan financiar pėr vetė BT. Pėr realizimin e kėtij programi ekspertėt kanė marrė parasysh kėrkesat e Bursės sė Tiranės si dhe tė grupeve tė ndryshme tė interesit. Njėkohėsisht ata po studiojnė ambientin social, ekonomik, politik dhe teknologjik ku tenton tė operojė Bursa.
Nė fund tė misionit 9 mujor konsulenca e huaj do tė perpilojė njė plan biznesi, i cili pritet tė gjejė zbatim gjatė aktivitetit tė ardhshėm tė tregut tė kapitaleve nė vendin tonė. Bursa e Tiranės pėr herė tė parė i nėnshtrohet njė asistence tė tillė. Kostoja e saj ėshtė rreth 150 mijė dollarė, qė ėshtė akorduar nga Banka Botėrore si pjesė nga kredia pėr zhvillimin e institucioneve financiare nė vend. Sakaq, drejtori Meka thotė se, gjatė muajve tė fundit ndihet njė frymė interesimi nė rritje e biznesit vendas, lidhur me tregun e letrave me vlerė dhe nė veēanti pėr Bursėn e Tiranės. Sipas tij, ky ėshtė pikėrisht momenti kur bizneset e konsoliduara nė tregun vendas, ndiejnė nevojėn reale pėr financime tė mėdha, pasi ata tashmė kėrkojnė tė jenė mė konkurrues nė treg. Interesim serioz pėr procedurat e listimit mėsohet tė kenė bėrė deri tani 5 kompani tė mėdha tė biznesit vendas. Por, deri nė momentin e plotė tė listimit duhet ende kohe, ka pohuar Meka.
ECIKS / Korrieri
|