|
"Kosova Airlines" nis punėn mė 7 dhjetor
Prishtinė, 24 Nėntor - Sė shpejti nė shumė vende tė botės do tė ulen avionėt me logon "Kosova Airlines". Ministri i Transporteve dhe postė-telekomunikacioneve Zef Morina njoftoi nė Prishtinė se mė 7 dhjetor do bėhet inagurimi i fluturimeve tė avionėve me kėtė emėr. Njoftimi ėshtė bėrė dje nė Prishtinė nė njė konferencė pėr shtyp nga ana e ministrit kosovar Morina.
Qeveria e Kosovės nė bashkėpunim me UNMIK organizoi disa muaj mė parė njė tender nė tė cilin kėrkohej njė kompani ajrore qė do tė krijonte "Kosova Airlines". Kontrata ėshtė nėnshkruar me fituesin e tenderit qė ėshtė kompania Hamburg International, e cila arriti tė zgjidhet nė mes 5 kompanive tė tjera pjesmarrėse nė tender.
Ministri kosovar Morina nė konferencėn e djeshme pėr shtyp u shpreh se inagurimi i logos do tė bėhet pas shtyrjes disamujore tė zbatimit tė kontratės sė nėnshkruar me kompaninė gjermane tė fluturimeve. Vendosja e kėsaj linje ajrore vjen pas krijimit tė disa strukturave tė veēanta ekonomike nė Kosovė. Njė prej tyre ėshtė edhe kompania e celularėve nė Kosovė, "Vala 900". Ndėrkohė qė qeveria e Kosovės ka kėrkuar rinisjen e procesit tė privatizimeve nė Kosovė nė mėnyrė qė tė kompesohen edhe dėmet e shkaktuara nga kjo vonesė e kėtij procesi. Pas datės 7 dhjetor me nisjen e fluturimeve tė "Kosova Airlines" ka shumė gjasa qė avionėt me kėtė logo tė shfaqen edhe nė Tiranė nė areoportin "Nėnė Tereza".
ECIKS / Gazeta Shqiptare
|