|
Ministri Sadriu skeptik ndaj planit tė ri tė privatizimit
Prishtinė, 18 nėntor 2003 Shefi i UNMIK-ut, Harri Holkeri tha tė hėnėn nė Prishtinė, se kishte marrė bekimin e New York-ut pėr tė rinisur procesin e privatizimit, por se paraprakisht Agjencia Kosovare e Mirėbesimit duhet t'i rishqyrtojė ndėrmarrjet e privatizuara. Holkeri tha se rregullorja e AKM-sė do tė mbetet e pandryshuar, mirėpo duhet rishqyrtuar disa lėshime qė janė bėrė gjatė procesit tė privatizimit tė disa ndėrmarrjeve.
Takimi i New Yorkut sidoqoftė ende nuk i ka eleminuar tė gjitha paqartėsitė dhe problemet nė lidhje me privatizimin. Nga njė takim qė Ministri i Ekonomisė dhe Financave z. Ali Sadriu pati me drejtoreshėn e AKM-sė, Marie Fucci dhe me kėshilltarė ligjorė tė UNMIK-ut, shumė detaje rreth vazhdimit tė punės sė AKM-sė nuk u bėnė publike, mirėpo Ministri Sadriu u shpreh shumė skeptik pėr planin mė tė ri tė privatizimit duke thėnė se kjo formė do tė na marrė shumė kohė dhe AKM-ja, nuk do tė mund tė kryej privatizimin brenda afatit tė paraparė prej tri vjetėsh. Fjala ėshtė pėr vlerėsimin e disa transaksioneve qė nė ekonominė e Kosovės janė kryer me ligje diskriminuese tė Serbisė.
ECIKS
|