|
Dalin nė shesh keqpėrdorimet nė BKU
Prishtinė, 18 nėntor 2003 - Drejtori i Bibliotekės Kombėtare Universitare tė Prishtinės (BKU), Sali Bashota, bėri sot tė ditur se nė periudhėn qershor 1999 - shtator 2002 ky institucion ėshtė dėmtuar pėr 61.355 euro. Bashota thotė se njė inspektim financiar ka nxjerrė nė shesh keqpėrdorime tė shumta nė kėtė institucion gjatė kėsaj periudhe kohore dhe theksoi se nga llogaritė e biliotekės janė tėrhequr mjete pa asnjė mbulesė.
Z. Bashota tha gjithashtu se gjatė kėsaj periudhe kohore nuk ėshtė kryer asnjė obligim i Bibliotekės ndaj Korporatės Elektroenergjetike tė Kosovės dhe ndaj "Termokosit".
Ndėrkaq, Ministri i Arsimit, Rexhep Osmani, bėri tė ditur se ky inspektim finaciar nė Bibliotekėn Kombėtare Universitare ėshtė bėrė me kėrkesė tė kėsaj Ministrie. Ai tha se raporti i kompletuar do t'u dėrgohet pėr procedurė tė mėtejshme organeve tė hetuesisė, pasi bėhet fjalė pėr shkelje tė rėnda e keqpėrdorime tė mėdha.
ECIKS / QIK
|