|
Nga dhjetori kosovarėt do tė paguajnė 3.5 euro pėr RTK-nė
Prishtinė, 15 Nėntor) 2003 - Qė nga muaji dhjetor, qytetarėt e Kosovės do tė fillojnė ta parapaguajnė servisin publik, Radio dhe Televizionin e Kosovės. Sipas Charles Brown, menaxher ndėrkombėtar nė KEK, nė faturen e muajit nėntor, e cila do tė paguhet nė muajin dhjetor, do tė jetė e shkruar se kosovarėt kanė pėr detyrė ti paguajnė edhe 3.5 euro pėr RTK-nė.
"Marrėveshja po rishikohet edhe njėherė nga kėshilltarėt e mi ligjorė dhe marrėveshja do tė nėnshkruhet tė hėnėn", tha Charles Brown. "Qytetarėt e Kosovės do tė fillojnė ta parapaguajnė RTK-nė nė dhjetor pėr faturat e muajit nėntor".
Sipas Charles Brown, parapagimi i servisit publik tė Kosovės mė ndihmėn e KEK-ut, pėr momentin mund edhe tė mos jetė i dobishėm pėr vetė KEK-un, mirėpo nė aspektin afatgjatė do tė jetė i dobishėm pėr tė gjithė.
Unė mendoj qė tė gjihtė do tė pėrfitojnė kėshtu qė edhe KEK-u do tė pėrfitojė, shtoi Brown.
Nė qershor tė kėtij viti ishte nėnshkruar njė rregullore nga kryeadministratori i Kosovės pėr fillimin e parapagimit. Edhepse parapagimi ėshtė dashur tė filloj mė heret, sipas zyrtarėve tė KEK-ut kjo vonesė ėshtė bėrė derisa janė qartėsuar disa pozicione ligjore.
Ndėrkohė, tė hėnėn pritet qė marrėveshja mes RTK-sė dhe KEK-ut tė nėnshkruhet ashtu siē janė pajtuar palėt me heret, pa asnjė ndryshim tė asnjė neni dhe tė asnjė aneksi.
ECIKS / RTK
|