|
Shtohen reagimet ndaj ndėrprerjes sė privatizimit
Prishtinė, 14 Nėntor 2003 - Pėrfaqėsuesit e 23 ndėrmarrjeve tė privatizuara, reagojnė publikisht pėr shkak tė mosrealizimit tė obligimeve nga Agjencioni Kosovar i Mirėbesimit. Teksti i kėtij reagimi qė u prezentua sot nė Odėn Ekonomike tė Kosovės do tu dėrgohet institucioneve mė tė larta vendore e ndėrkombėtare.
Nė takimin e djeshėm mori pjesė edhe anėtari i bordit sė AKM-sė Bahri Shabani, i cili megjithė problemet, shpreson se procesi nuk do tė bllokohet. Ai tha se mė tepėr ka qenė kjo njė taktikė e disa njerėzve nė kuadėr tė UNMIK-ut, qė e kanė luajtur lojėn e tyre pėr ti frikėsuar tė gjithė ata qė kanė pasur interesim dhe dėshirė tė investojnė nė Kosovė.
Avokati Gani Tigani i cili pėrfaqėson disa nga klientėt qė kanė marrė pjesė nė tenderė, tha se interesi i klinetėve tė tij nuk ėshtė tė ngritet padi ndaj AKM-sė, por tė realizohet puna. Fituesit e tenderėve u ankuan se duke humbur kohė, po humbin edhe para, duke i paguar kamatat bankare.
ECIKS /RTKLIVE
|