|
Kosovė: Zero tolerancė ndaj korrupsionit
PRISHTINĖ, 13 NĖNTOR 2003 - Prej dje nė Kosovė ka filluar tė veprojė njėsia e cila do tė merret me hetimin e korrupsionit nė UNMIK, nė Institucinet e Kosovės dhe nė tė gjitha institucionet tjera qė financohen nga buxheti i konsoliduar i Kosovės. Njėsia anti-korrupsion pėrbėhet nga pėrfaqėsues ndėrkombėtar por jo edhe nga pėrfaqėsues vendor. Zėdhėnėsi i UNMIK-ut, Sunil Narula thotė se korrupsioni nuk do tė tolerohet." Ne tashmė e kemi kėtė njėsi dhe do tė pėrcjellim kudo qė ka mashtrim apo korrupsion, qoftė nė UNMIK, nė Institucionet e Kosovės apo ēfarėdo organizate tjetėr qė financohet nga buxheti i konsoliduar i UNMIK-ut" theksoi ai.Zėdhėnėsi i UNMIK-ut pėrsėriti qėndrimin pėr zero tolerancė ndaj korrupsionit. Ai thotė se do tė hetohen tė gjitha akuzat qė janė bėrė pėr korrupsion ndaj UNMIK-ut por edhe akuzat tjera. "Ne jemi tė brengosur pėr kėto akuza. Ju e dini rastin e Gjo Trashler. E kemi pėrcjellur deri nė fund, dhe i kemi kthyer tė hollat dhe Trushler tash ėshtė prapa grilave nė Gjermani. Ne jemi tė shqetėsuar ēdoherė qė bėhen akuza dhe do ti hetojmė kėto akuza". Zyrtarėt e UNMIK-ut nuk japin detaje nėse ka filluar tė bėhet ndonjė hetim brenda admnistratės sė UNMIK-ut ose nė ndonjė institucion tjetėr. Ndėrkohė, vendimi pėr formimin e njėsisė anti-korrupsion ėshtė nėnshkruar gjatė muajit tė kaluar nga Shefi i UNMIK-ut.
ECIKS / RTK
|