|
Filloi implementimi i projektit "e-Government"
PRISHTINĖ, 13 NĖNTOR 2003 - Projekti e-Government i organizuar nga fondacioni Soros filloj tė implemntohet edhe nė komunėn e Mitrovicės , Ferizajit , Podujevės , Shtimjes dhe Lypjanit. Drejtuesit e kėtyre komunave kanė nėshkruar sot memorandumin e mirėkuptimit me organizatorėt e kėtij projekti, i cili pėr herė tė parė ėshtė implementuar nė komunėn e Gjakovės. Organizatorėt e projektit synojnė qė pėrmes vendosjes sė teknologjisė informative nėpėr komuna (ofrimin e shėrbimeve administrative pėrmes rrjetit kompjuterik) tė rrisin efikasitetein e punės sė tyre, rritjen e nivelit tė shėrbimeve publike si dhe rritjen e transparencės nė mes tė udhėheqėsve tė komunave dhe qytetarėve.
Projekti e-Government ėshtė cilėsuar i rėndėsishėm edhe nga udhėheqėsit e komunave. Projekti finacohet bashkarisht nga fondacioni Soros dhe Agjensia ndėrkombėtare pėr zhvillim UNDP , ndėrsa pėrveq Gjakovės, ditė mė parė ka filluar tė implementohet edhe nė komunat e Prishtinės , Gjilanit, Pejės dhe Prizrenit.
ECIKS / RTK
|