|
Rugova: Tė subvencionohen prodhuesit bujqėsorė kosovarė
PRISHTINĖ, 05 NĖNTOR 2003 - Kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova, priti njė delegacion tė Aleancės Kosovare tė Biznesit, i cili ka filluar njė fushatė tė gjerė pėr afirmimin e prodhimeve vendore dhe pėr sigurimin e pėrkrahjes sė institucioneve tė Kosovės pėr ndryshime sistemore qė do tė ndihmojnė shtimin e prodhimit vendor.
Pas takimit, kryetari Rugova shprehu mbėshtetje tė plotė pėr zhvillimin e bujqėsisė dhe pėr shtimin e prodhimit vendor. Ai theksoi se institucionet duhet tė japin subvencione pėr prodhuesit bujqėsorė tė Kosovės. Institucionet e Kosovės duhet ta trajtojnė si ēėshtje prioritare shtimin e prodhimit vendor, duke ndihmuar nė forma tė ndryshme kompanitė prodhuese, si edhe duke penguar konkurrencėn jolojale nė tregun kosovar-tha kryetari Rugova.
Kryetari i Asociacionit tė Biznesit Kosovar, Agim Shahini u shpreh i kėnaqur me rezultatet e para tė Javės sė Biznesit Kosovar qė u mbajt javėn e kaluar. Ai theksoi se kjo fushatė, e cila synon afirmimin e prodhimeve vendore dhe identifikimin e problemeve e vėshtirėsive tė prodhuesve do tė vazhdojė gjatė tėrė vitit.
ECIKS / RTK
|