|
Produkti vendas nė vėshtirėsi
PRISHTINĖ, 04 NĖNTOR 2003 - Nė Kosovė prodhimet vendore ende nuk kanė gjetur njė vend tė duhur nė tregun vendas, pėrderisa prodhimet e huaja kanė njė pėrparėsi tek konsumatorėt.
"Aleanca Kosovare e Biznesit" pėr njė javė rresht ka bėrė pėrpjekje qė siē thuhet tė senzibilizojė konsumatorin kosovar, por edhe institucionet vendore qė tė blejnė mallra me firmėn "Made in Kosova".
Agim Shahini, kryetar i kėtij asociacioni, ka thėnė se java e biznesit kosovare ka pasur efekte pozitive jo vetėm nė bindjen e konsumatorit pėr blerjen e mallrave vendase, por edhe tė prodhuesve vendorė pėr ngritjen e cilėsisė sė prodhimeve tė tyre.
Ishte njė kėnaqėsi qė gjatė kėsaj jave edhe ne, edhe konsumatoret sė bashku me prodhuesit vendas kishin kontaktet e tyre nė interesat e blerjes sė mallrave tė prodhimit vendas dhe nė kėtė drejtim kemi lajme tė mira deri nė kėto momente, ėshtė shprehur zoti Shahini.
Nga ana e tyre konsumatorėt kanė theksuar se cilėsia dhe ēmimet janė ata qė pėrcaktojnė orientimin e tyre me rastin e blerjes sė mallrave tė ndryshme, ndėrkohė qė kishte edhe tė tillė qė pėrkrahnin idenė pėr dhėnien pėrparėsi prodhimeve vendase.
Pėrparėsi i duhet dhėnė prodhimeve vendase,edhe pse ndoshta cilėsia nuk ėshtė mė e mira. Shpresojmė se nė tė ardhmen kjo do tė rregullohet, thotė njė blerės.
Unė blej prodhime tė huaja sepse ato kanė njė cilėsi mė tė mirė, por blej edhe prodhime vendase kur janė tė mira.
Kam blerė qumėsht nga Sllovenia edhe pse ka qumėsht qė prodhohet nė Kosovė shprehen disa qytetarė.
Prodhuesit vendas gjatė kėsaj jave tė biznesit nga ana e tyre kanė theksuar se cilėsia e prodhimeve tė tyre nuk vihet nė pyetje pėrballė prodhimeve tė dyshimta qė hynė nė Kosovė.
Shefqet Kuqi, pronar i njė fabrike qė merret me prodhimin e kėpucėve nga Theranda, ka vlerėsuar qėllimin e organizimit tė kėsaj jave, por ka vėnė nė dyshim efektet e njė euforie mometale siē u shpreh ai nė qoftė se me ligj nuk mbrohen prodhimet vendase.
Nėse inspeksionet e tregut nuk e kontrollojnė mallin qė hyn dhe nėse me rregullativė ligjore nuk pėrmirėsohet politika fiskale, edhe java e biznesit, edhe ne si prodhues vendas nuk do kishim sukses, thotė zoti Kuqi.
Sipas tij politika fiskale dhe ajo doganore janė tė disfavorshme pėr prodhuesit vendas nė Kosovė.
Politika fiskale sot e ka kėtė tė metė qė ne na detyron qė fillimisht tė paguajmė tatimin dhe doganėn qė nė start kur marrim lėndėn e parė dhe vetėm pas shitjes sė prodhimeve, tė mbledhim kėto tatime.
Nga ana tjetėr edhe doganat janė tė pakuptimta kur e njėjta tarifė aplikohet si pėr lėndėn e parė, si pėr prodhime tė gatshme , pohon zoti Kuqi.
Qėllimin e Javės Kosovare tė Biznesit e kanė pėrkrahur edhe dy udhėheqėsit e institucioneve tė Kosovės, Bajram Rexhepi, kryeministėr dhe Nexhat Daci, kryetar i parlamentit tė Kosovės.
Ata kanė nėnshkruar njė memorandum sipas tė cilit kėto dy institucione do tė blejnė prodhime vendore pėr nevojat e institucioneve tė tyre dhe kanė premtuar mbėshtetjen e kėtyre prodhimeve brenda kompetencave qė kanė.
Vlerėsohet se aktualisht nė Kosovė mbi 70 pėr qind e nevojave tė konsumit tė gjerė plotėsohen nga importi dhe vetėm 30 pėr qind nga prodhimet vendore.
ECIKS / BBC
|