|
Cigaret e para me etiketa futen nė tregun e Kosovės
PRISHTINĖ, 31 TETOR 2003 - Kėtė javė cigaret e para me banderolla (etiketa) kanė hyrė nė tregun e Kosovės. Kompania e parė qė e pėrfundoi prodhimin me banderolla nė pako ishte Kombinati Tutunski nė Shkup, dhe produkti i tyre me banderolla arriti nė Kosovė tė martėn mė 28 tetor.
Do tė nevojiten disa ditė qė kėto prodhime tė arrijnė nė shitore. Sasi tjera me banderolla nga prodhues tė tjerė do tė fillojnė tė depėrtojnė nė ditėt e ardhshme. Ky importim i parė shėnon njė moment vėrtėtė tė rėndėsishėm nė rregullimin e tregtisė me cigare jo vetėm nė Kosovė por edhe nė rajon, thotė John Robertson, Drejtor i pėrforcimit nė Shėrbimin Doganor tė UNMIK-ut, i cili e ka udhėhequr projektin e banderollave qė nga fillimi.
Faza e paraqitjes pėr importim ėshtė prej tani deri mė 30 nėntor. Nga 1 dhjetori tė gjitha cigaret qė hyjnė nė Kosovė duhet ta kenė banderollėn.
Faza tjetėr ėshtė nė mes tė 30 nėntorit 2003 dhe 15 janarit 2004, gjatė sė cilės kohė cigaret me banderolla dhe pa banderolla do tė shihen sė bashku nė raftet e shitoreve.
Pas 15 janarit shitja e cigareve pa banderolla do tė jetė e paligjshme.
Etiketa ka shumė veēori tė sigurimit dhe ėshtė jashtėzakonisht vėshtirė tė falsifikohet. Meqenėse ēdo banderollė do ta ketė numrin unik, Doganat e UNMIK-ut do tė munden tė zbulojnė ēdo cigare me banderollė tė Kosovės tė gjetur tjetėrkund nė rajon, dhe do tė merr masa kundėr ēdonjėrit qė kyēet nė kontrabandė me to.
Projekti ėshtė mbėshtetur nga konferenca e mbajtur nė Prishtinė nė muajin maj tė vitit 2002.
ECIKS / RTK
|