|
Rifillon procesi i privatizimit nė Kosovė
PRISHTINĖ, 24 TETOR 2003 - Pas bojkotit qė anėtarėt kosovarė i bėnė dy mbledhjeve tė bordit tė AKM-sė, nė mbledhjen e sė mėrkurės, me pjesmarrjen kosovare, u vendos qė procesi i privatizimit tė rifillojė brenda njė jave.
Pas njė mbledhje tė gjatė e me diskutime tė ashpra, si dhe me insistimin e anėtarėve kosovarė tė bordit qė tė caktohet njė datė pėr rifillimin e procesit tė privatizimit, ėshtė vendosur qė procesi i ndėrprerė nga shtylla e IV e UNMIK-ut pėr shkak tė padive tė ngritura kundėr AKM-sė nė njė gjykatė Amerikane, tė vazhdohet brenda njė jave.
Dy fazat e pėrfunduara tė procesit tė privatizimit nė Kosovė nuk do tė pėrsėriten. Do tė pėrsėritet vetėm faza aktuale, qė ėshtė faza e tretė.
Procesi i privatizimit nė Kosovė ishte ndėrprerė ditė mė heret nga shefi i shtyllės sė IV tė UNMIK-ut, gjermani Nikolaus Lambsdorff, pas njė padie tė ngritur kundėr AKM-sė nė njė gjykatė Amerikane, dhe pas konstatimit se AKM-ja dhe udhėheqėsit e saj nuk kanė imunitet jashtė Kosovės.
Qėndrimi i kosovarėve, qė nga ndėrprerja e procesit, ka qenė se nė rast tė padive tė mundshme kundėr AKM-sė nuk duhet tė ndėrpritet procesi e tė kėrkohet imunitet nga OKB-ja, por tė vazhdohet privatizimi e tė pėrgatiten argumente kundėr padive.
Duket se frika e stafit udhėheqės ndėrkombėtar prej padive ndaj tyre ka sjellur ndėrprerjen e pėrkohshme tė procesit, pa marrė parasysh fare interesat e Kosovės dhe pa njoftuar anėtarėt kosovarė tė bordit tė AKM-sė. Mirret vesh se nė mbledhjen e fundit tė bordit, Nikolaus Lambsdorff u ka kėrkuar falje anėtarėve kosovarė.
ECIKS
|