|
Rexhepi akuzon ashpėr UNMIK-un pėr korrupsion
PRISHTINĖ, 21 TETOR 2003 - Kryeministri i Kosovės, Bajram Rexhepi, nė njė intervistė dhėnė pėr tė pėrjavshmen britanike "The Observer," akuzoi ashpėr UNMIK-un pėr pengimin e zhvillimit tė Kosovės, pėr korrupsion, por edhe pėr tolerimin e prostitucionit.
"Pa plane, pa afate politike, apo pa ndjenjėn e zgjidhjes sė statusit tė tyre tė paqartė ndėrkombėtar si njė etnitet joshtetėror, kosovarėt po humbin shpejt shpresėn," tha Rexhepi.
Kreu i Qeverisė u shpreh edhe pėr demonstratėn e 14 tetorit: "Nėse UNMIK-u vazhdon t'i injorojė nevojat tona, nėse vazhdon tė refuzojė transferimin e mė shumė pushteti nė duart tona, atėherė ndėrkombėtarėt kėtu do tė ballafaqohen me demonstrata tė mėdha dhe tė gjithė do tė bėrtasin "UNMIK shko nė shtėpi!," tha Rexhepi.
Ai akuzoi nė vazhdim ashpėr UNMIK-un sidomos pėr korrupsion, duke thėnė se ndihet i turpėruar para qytetarėve, sepse dyshon se njė pjesė e madhe e fondeve tė keqtrajtuara janė para tė mbledhura nga tatimi qė paguajnė kosovarėt.
Kreu i Qeverisė akuzoi UNMIK-un edhe pėr tolerimin e prostitucionit, pasi siē tha ai, janė shumė ndėrkombėtarė, tė cilėt janė tė pėrfshirė nė trafikun e femrave.
ECIKS
|