|
FMN-ja sjell ekspertėt nė Tiranė
TIRANĖ, 16 TETOR 2003 - Mbėrriti dje nė Tiranė misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar. Hartimi i buxhetit tė shtetit pėr vitin 2004, paketa e re fiskale, niveli i vjeljes sė tė ardhurave nė tatime dhe dogana, inflacioni apo rritja ekonomike sjellin ekspertėt ndėrkombėtarė nė Shqipėri, tė cilėt pritet qė tė japin sugjerimet e fundit.
Misioni i ekspertėve drejtohet nga shefi i Fondit Monetar Ndėrkombėtar pėr Shqipėrinė, Hossein Samiei dhe nga Pėrfaqėsuesi i Pėrhershėm Jan Peter Olters. Mbetet akoma shumė pėr tė bėrė nė pėrmirėsimin e mbledhjes sė tė ardhurave tatimore, si dhe nė pėrmirėsimin e klimės pėr biznesin privat, -ėshtė shprehur Hossein Samiei 3 muaj mė parė gjatė misionit tė mėparshėm qė vizitoi Shqipėrinė nga datat 15-23 korrik.
Mosrealizimi i tė ardhurave doganore dhe tatimore, zgjerimi i mėtejshėm i bazės sė taksueshme, pėrmirėsimi i marrėdhėnieve me biznesin, reduktimi i pengesave administrative, dakordimi i detyrimeve tė mbetura ndėrmjet institucioneve publike, shlyerja e detyrimeve tė vjetra tė borxhit tė jashtėm, si dhe zgjidhja e detyrimeve tė mbetura financiare tė Albtelekomit deri nė fund tė muajit shtator ishin sfidat qė misioni i Fondit Monetar Ndėrkombėtar i la qeverisė shqiptare 3 muaj mė parė.
Por qėllimi kryesor i kėsaj ėshtė mbikėqyrja e buxhetit tė shtetit dhe paketės fiskale pėr vitin e ardhshėm, si dhe realizimi i tė ardhurave nė institucionet fiskale sipas parashikimeve tė bėra nė fillim tė vitit.
Takimet e misionit tė ekspertėve tė Fondit Monetar do tė pėrqėndrohen kryesisht nė Ministrinė e Financave, Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe Doganave, nė Bankėn e Kursimeve, si dhe nė Ministrinė e Ekonomisė.
ECIKS / SHEKULLI
|