|
OKB: AKM tė vazhdojė procesin e privatizimit
PRISHTINĖ, 11 TETOR 2003 - "AKM-ja ėshtė organ i pavarur i themeluar nė kuadėr tė Kornizės kushtetuese tė Kosovės, i cili nuk i gėzon privilegjet dhe imunitetin e OKB-sė, prandaj ne udhėzojmė AKM-nė qė nė vend qė tė kėrkojė mė shumė mbrojtje nga OKB, tė vazhdojė procesin e privatizimit nėn kushtet e tanishme," thuhet nė njė letėr tė adresuar nga zyra legale e OKB-sė nė Nju-Jork pėr tek Holkeri.
Sipas kėsaj, ligjdhėnėsit e OKB-sė i kanė thėnė kreut tė UNMIK-ut se zyrtarėt e AKM-sė gėzojnė mbrojtje tė mjaftueshme nga Rregullorja e AKM-sė dhe se pozita juridike e agjencisė ėshtė e njėjtė me secilin organ tjetėr nė botė.
"AKM-ja duhet tė vazhdojė punėn e saj nėn ligjin e aplikueshėm, i cili ėshtė miratuar pas diskutimeve tė UNMIK-ut, Shtyllės IV dhe selisė qendrore tė KB-ve," thuhet nė pėrgjigjen e juristėve dėrguar Holkerit.
Nderkohe, edhe Ministri i Financave Ali Sadria eshte shprehur kunder nderprerjes se procesit te privatizimit. "Nuk duhet ndalur procesi i privatizimit, duke u trembur nga akuzat e pretenduesve", tha Ministri Sadria.
Sadria tha se ndaj Serbisė ka argumente tė mjaftueshme. Ai ka shtuar se ndalja e procesit tė privatizimit ėshtė tepėr e dėmshme pėr Kosovėn dhe kjo nuk guxon tė ndodhė, duke nėnvizuar se ndaj padive duhet tė mbrohemi me argumente e jo me ndalje tė procesit.
ECIKS / Kosovapress
|