|
U krijua -Nisma Ekonomike pėr Kosovėn-
Nisma Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS eciks.org) ėshtė njė organizatė jofitimprurėse e krijuar nė Vjenė nė prill tė vitit 2003 nga studentė kosovar dhe austriak tė ekonomisė dhe tė multimedias nė universitetet e Vjenės.
Qėllimi kryesor i organizatės ėshtė pėrkrahja aktive e zhvillimit ekonomik nė Kosovė pėrmes:
· Stimulimit dhe asistimit tė investimeve tė huaja nė Kosovė
· Inkurajimit, pėrkrahjes dhe asistimit tė kompanive kosovare qė ti kuptojnė mė mirė integrimet rajonale dhe evropiane si dhe tė gjejnė vendin e tyre nė kėto integrime
· Stimulimit dhe asistimit tė eksportit tė produkteve kosovare dhe ofrimit tė shėrbimeve informuese nė lėminė e eksporteve
· Ofrimit tė analizave dhe informatave mbi zhvillimet e fundit nė fushėn e ekonomisė, veēanėrisht nė ekonominė kosovare
· Asistimit tė ndėrmarrjeve dhe kompanive kosovare nė importet nga Bashkimi Evropian (BE)
· Asisitimit tė ndėrmarrjeve dhe kompanive kosovare nė planifikimin e biznesit dhe zhvillimin e projekteve
· Pėrkrahjes sė institucioneve arsimore tė Kosovės.
ECIKS do tė bashkėpunojė me tė gjitha organizatat me qėllime tė ngjashme, qoftė nė Kosovė apo jashtė saj. Sidoqoftė, ekipi i ri i ECIKS beson qė ekziston hapėsirė e mjaftueshme pėr rrugė dhe mėnyra tė reja nė pėrkrahjen e zhvillimit ekonomik tė Kosovės.
Njė qasje aktive, si marrja e iniciativės pėr kontaktimin dhe ofrimin e informatave specifike investorėve tė huaj, analizimi dhe shpėrndarja e informatave tė pėrgjithshme mbi mundėsitė e biznesit nė Kosovė, lidhja aktive e prodhuesve kosovar me partnerėt potencial jashtė Kosovės, asistimi i importuesve kosovar, etj. pėrfaqėsojne disa nga aktivitetet kryesore qė ECIKS pretendon ti kryej nė tė ardhmen.
ECIKS tashmė ka krijuar njė bazė tė tė dhėnave tė kompanive kosovare dhe investorėve potencial dhe ėshtė nė proces tė zhvillimt dhe zgjerimit tė saj. Faqet tona ne internet do tė jenė njė pikė tjetėr qėndrore e informatave. Informatat e bazaura nė internet, analizat, broshurat dhe zgjidhjet speciale tė ofruara online, tė cilat mundėsojnė krijimin e lehtė tė kontakteve ndėrmjet ndėrmarrėsve kosovar dhe kompanive tė huaja dhe investorėve potencial, janė poashtu tė pėrfshira nė kėtė faqe.
Ju ftojmė t'i shfletoni kėto faqe dhe me propozime konkrete tė na ndihmoni nė arritjen e qėllimeve tona, qė sigurisht janė edhe Tuajat.
ECIKS
|