|
Vjenė: Konferencė pėr investime dhe privatizim nė Kosovė
VJENĖ, 23 shtator 2003 Sot nė Vjenė u mbajt Konferenca pėr Investime dhe Privatizim nė Kosovė e organizuar nga Oda Ekonomike e Austrisė dhe Agjencia Kosovare e Mirėbesimit (AKM) e nė bashkėpunim me Nismėn Ekonomike pėr Kosovėn (ECIKS). Nė praninė e shumė ndėrmarrėsve austriak dhe tė diasporės kosovare, paraqitjet e tyre nė kėtė konferencė i mbajtėn Ahmet Shala (AKM), Jürgen Voss (UNMIK), Besim Beqaj (Pėrfaqėsues i Qeverisė sė Kosovės nė Paktin e Stabilitetit), Steven Grunerud (Raiffeisen Bank Kosova), etj.
Konferenca ishte dedikuar informimit sa mė tė drejtė tė investitorėve potencialė nga Austria, nė mėnyrė qė edhe ata tė jenė nė rrjedha tė zhvillimeve ekonomike nė rajon dhe tė kenė paraysh mundėsitė e shumta qė i ofron pėr ta ekonomia kosovare.
Pėrfaqėsuesi i AKM-sė, z. Ahmet Shala paraqiti nė mėnyrė tė thuktė pėrparėsitė dhe mundėsitė pėr tė investuar nė Kosovė, kryesisht nė kuadėr tė procesit tė privatizimit. Rėndėsi e vecantė nė zhvillimin ekonomik tė vendit pėrpos investimeve tė jashtme, sipas z. Shala, duhet ti kushtohet edhe transformimit tė strukturės sė tregut kosovar nga njė treg konsumi cfare ėshtė sot, nė njė treg prodhues.
Ndėrkaq, pėrfaqėsuesi i Kosovės nė Paktin e Stabilitetit, z. Besim Beqaj, me njė paraqitje mjaft profesionale, vuri nė pah mes tjerash, se kur flitet pėr investimet nė Kosovė investitorėt e huaj mund tė llogarisin nė njė treg 55 milionėsh pėr produktet e tyre e jo vetėm me tregun e brendshėm kosovar. Kjo gjė mundėsohet, sipas tij, falė marrėveshjeve rajonale pėr tregti tė lirė, tė cilat nė shumicėn e vendeve tė Ballkanit janė aprovuar apo janė nė procedurė e sipėr.
Nė kėtė konferencė u tha mes tjerash se marrėveshja pėr sigurimin politik tė investimeve tė ndėrmarrjeve austriake, nė mes tė Kosovės dhe Austrisė, ėshtė nė pėrpunim e sipėr dhe qė kjo marrėveshje pritet tė nėnshkruhet sė shpejti. Sidoqoftė, agjensioni i specializuar pėr sigurime tė kėtilla, Miga, qysh tani ka shfaqur gatishmėrinė pėr tė ofruar sigurime tė kėtilla, edhe para nėnshkrimit tė marrėveshjes nė fjalė. Nga Oda Ekonomike e Austrisė u bė e ditur se njė delegacion i ndėrmarrėsve austriakė tė interesuar pėr investime dhe pėr procesin e privatizimit, do ta vizitojnė Kosovėn nė fund tė tetorit pėr tu njohur mė pėrafėrsisht me pėrparėsitė dhe dobitė e investimeve nė Kosovė.
ECIKS (K.D.)
|