|
Frankfurt: konferencė pėr investime nė Kosovė
FRANKFURT, 22 SHTATOR 2003 - Tė shtunėn nė Frankfurt tė Gjermanisė ėshtė mbajtur Konferenca pėr Investime nė Kosovė (KACI), e organizuar nga Ministria e Kulturės, Rinisė, Sportit dhe Ēėshtjeve Jorezidente.
Qėllimi i konferencės ka qenė qė investitorėve potencial gjermanė dhe tė diasporės kosovare ti jepet njė pasqyrė e mundėsive pėr investime nė Kosovė, pėrfshirė kėtu informatat pėr procesin e privatizimit, bazėn ligjore, etj.
Paraqitjet e tyre nė konferencė i kanė mbajtur pėrfaqėsuesit e AKM-sė, Qeverisė sė Kosovės, Odės Ekonomike tė Kosovės, UNMIK-ut si dhe pėrfaqėsuesi kosovar nė Paktin e Stabilitetit.
Megjithė qėllimin dhe nevojėn e qartė qė paraqitjet e tilla tė mundėsive tė investimit nė Kosovė tė tėrheqin sa mė shumė investitorė tė huaj, mirret vesh se shumica dėrrmuese e pjesėmarrėsve nė konferencė, mbi 90 pėr qind, ishin ndėrmarrės kosovarė qė jetojnė dhe punojnė nė Gjermani.
ECIKS
|