|
Rexhepi: Qeveria nuk ėshtė zjarrfikės i problemeve sociale
Prishtinė, 18 SHTATOR - Duke folur nė takimin e djeshėm tė Kėshillit Trepalėsh Kėshilldhėnės, kryeministri Brajram Rexhepi tha se Qeveria nuk duhet tė luajė rolin e zjarrfikėsit duke bėrė zgjedhje tė pėrkohshme aty ku ka probleme, por si tė evitohen grevat apo protestat me karakter social.
Rexhepi tha se angazhohet pėr krijimin e njė lloj pakti ndėrmjet Qeverisė, punėtorėve, sindikatave e Odės Ekonomike pėr t'i dhėnė njė hapėsirė qeverisė qė tė merret me probleme reale, si tė punėtorėve, e poashtu edhe tė kategorive tė tjera sociale.
Kjo ide nuk ėshtė risi, tha Rexhepi, meqė njė gjė e tillė ėshtė praktikuar edhe nė Irlandė e nė shumė shtete tė tjera, ndėrkohė qė kėrkoi korrektėsi dhe pėrgjegjėsi. Nė mbledhjen e sotme tė Kėshillit Trepalėsh Kėshilldhėnės u shqyrtuan edhe ēėshtje tė tjera si hartimi i projektligjit themelor tė punės, ai pėr promovim tė punėsimit dhe kujdesi ndaj tė papunėve.
ECIKS
|