|
Kosovė: edhe pensionistėt nė protesta
PRISHTINE, 17 SHTATOR 2003 - Pranimi i statusit tė pensionistit, kthimi i 30 milionė eurove qė ua ka borxh Serbia, dhėnia e parave pėr secilin pensionist pėr punėn qė ka kryer gjatė 40 viteve, janė kėrkesat e Lidhjes sė Pensionistėve tė Kosovės, tė cilėt duke filluar nga dje do tė organizojnė protesta nė shtatė qendra komunale tė Kosovės.
Protesta e parė ėshtė mbajtur para selisė sė UNMIK-ut nė Prizren.
Protestat do tė vazhdojnė deri mė 24 shtator, kur ėshtė parashikuar qė ato pastaj tė mbahen vetėm nė Prishtinė para Kuvendit tė Kosovės dhe selisė sė UNMIK-ut. Protesta e Lidhjes sė Pensionistėve tė Kosovės ishte paralajmėruar kohė mė parė nga kryetari i kėsaj shoqate, Rasim Domi.
ECIKS / Kosovapress
|