|
Pėrfundon greva e minatorėve dhe mėsuesve
Prishtinė, 14 SHTATOR 2003 - Mbi 500 minatorė pezulluan deri mė 1 tetor, grevėn 12 ditėshe pas bisedimeve qė zhvilloi me ta kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi, i cili u premtoi minatorėve se do tė diskutojė pėr gjendjen nė minierat e Kosovės me administratėn ndėrkombėtare. Administrata ndėrkombėtare ka nė kompetencė tė saj minierat e Kosovės. Minatorėt kėrkojnė qė tė gjendet zgjidhje pėr problemet e tyre sociale dhe ekonomike dhe patėn paralajmėruar se do tė radikalizonin grevėn e tyre nėse autoritetet nuk gjejnė zgjidhe.
Qeveria u ka ofruar minatorėve 150 mijė euro ndihmė, e cila do tė fillojė tė shpėrndahet menjėherė. Mė pas duhet tė fillojė pensionimi i minatorėve mbi 50 vjeē, dhe do tė mundėsohet ndihmė sociale pėr ata qė nuk do tė pensionohen ose qė nuk do tė kthehen nė punė deri nė rifillimin e prodhimit tė kombinatiti Trepca. Greva e minatorėve u pezullua pas dy orė bisedimesh tė kryeministrit Bajram rexhepi me minatorėt grevistė.
Sot, tė henen, pritet qe gjithashtu te ndėrpritet edhe greva e mėsuesve tė cilėt kėrkojnė rritje pagash, dhe tė rifillojė mėsimi nė tė gjitha shkollat e Kosovės. Organizatorėt e grevės, sindikata e bashkuar e arsimit, shkencės dhe kulturės, pas premtimit te qeverise per rritjen e pagave per 20 pėrqind, por duke I shtuar kėsaj shume edhe 5 pėrqind nė fillim tė vitit tė ardhshėm, duket se ka vendosur te nderprese greven e te rifilloje mesimin.
ECIKS / VOA
|