|
Rexhepi: BE dhe SHBA tė ndihmojnė ekonominė e rajonit
BRIONE, 9 SHTATOR 2003 - Kryeministri i Kosovės Bajram Rexhepi nė dytėn tė Samitit tė IV tė Forumit Ekonomik Evropian Veri-Jug, ka folur dje para pjesėmarrėsve. Fillimisht kryeministri tha se Ballkani Pėrendimor ka nevojė pėr tė hyrė nė fazėn e zhvillimeve rajonale, tė cilat ēojnė drejt integrimeve nė institucionet euroatlantike.
"Ne jemi tė gatshėm tė kontribuojmė pėr stabilizimin e rajonit dhe tė pėrgatitemi qė pėrmes identitetit tonė tė integrohemi nė mekanizmat dhe institucionet evropiane. Por, edhe BE dhe SHBA duhet tė mbeten tė angazhuara nė Ballkan pėr tė siguruar stabilitet, pėr tė kontribuar nė zhvillimin ekonomik, pėr tė tejkaluar krimin e organizuar sepse nuk mund tė tolerohen kriza tė reja nė rajon,"- tha Bajram Rexhepi.
Duke u ndalur rreth raporteve midis administratės ndėrkombėtare dhe institucioneve vendore, kryeministri Rexhepi theksoi se "qeveria e Kosovės angazhohet pėr partneritet me UNMIK-un nė qeverisjen e Kosovės. Po kėshtu, qeveria po merr hapa konkrete nė krijimin e kapaciteteve administrative nė Kosovė, respektivisht nė transferimin e kompetencave nga institucionet ndėrkombėtare te ato vendore.
Nė parim pėrkrahim Standardet para statusit, por jemi nė favor tė pėrcaktimit tė mekanizmave matės pėr kėto standarde. Paraqitet nevoja pėr ndėrrimin e formulės sė Standardeve para Statusit nė sistemin e zhvillimeve paralele "Standardet me Statusin,"- tha kryeministri.
Nė vazhdim kryeministri Bajram Rexhepi, duke folur pėr zhvillimet politike dhe ekonomike nė Kosovė, theksoi se Qeveria e Kosovės ka pranuar pothuaj tė gjitha konventat ndėrkombėtare, tė cilat garantojnė zhvillimin e demokracisė dhe tė drejtat e njeriut.
ECIKS / Balkanweb
|